Problemet me nivelin e hekurit, ja ushqimet që duhet të konsumoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushqimet që hamë influencojnë ndjeshëm hekurin që trupi arrin të përthithë për të plotësuar nevojat e tij. Doza e rekomanduar ditore e hekurit është 7–18 mg për të rriturit dhe deri në 27 gramë për femrat shtatzënë.

Hekuri është një mineral që nuk përthithet në mënyrë të drejtë. Ka disa ushqime që e përshpejtojnë dhe përmirësojnë përthithjen e tij. Ekspertët e Agroweb tregojnë se cilat janë disa prej ushqimeve që ju ndihmojnë të përthithni më shumë hekur.

Ushqimet e pasura me vitaminë C

Vitamina C përmirëson përthithjen e hekurit nga organizmi. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë agrumet, barishtet me gjethe me ngjyrë të errët, specat, pjepri dhe luleshtrydhet. Një studim zbuloi se marrja e 100 mg vitaminë C në një vakt rrit përthithjen e hekurit me 67%.

Ushqimet e pasura me vitaminë A dhe beta karoten

Vitamina A luan një rol kritik në mirëmbajtjen e shëndetit të syve, rritjes së kockave dhe sistemit imunitar. Burime të pasura ushqimore të beta karotenit dhe vitaminës A përfshijnë karrotat, patatet e ëmbla, spinaqin, kungullin, kalen, specat e kuq, pjeprin, kajsitë, portokallet dhe pjeshkat. 100 pjesëmarrësit e një studimi që u ushqyen me produkte me bazë drithi, vunë re se në rastin e orizit, vitamina A rriste përthithjen e hekurit me 200%, ndërsa në rastin e grurit dhe misrit, përthithja e hekurit rritej me 80% dhe 140% respektivisht.

Produktet shtazore, peshqit  dhe shpendët

Studime të shumta kanë treguar se konsumi i shtuar i mishit të viçit, pulës ose peshkut në një ushqim me bazë drithi dyfishonte dhe trefishonte përthithjen e hekurit. Studimet kanë treguar se nëse shtoni 75 gramë mish në një vakt përthithja e hekurit rritet me 2.5 herë.

Ushqimet që pengojnë përthithjen e hekurit

Lexo edhe :  Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Ushqimet e pasura me kalcium. Shkencëtarët thonë se nëse dëshironi të maksimizoni përthithjen e hekurit, shmangni ngrënien e ushqimeve të pasura me kalcium në të njëjtën kohë me ushqimet e pasura me hekur.

Ushqimet që përfshijnë polifenolë

Polifenolët gjenden në shumë ushqime dhe pije bimore, përfshirë perimet, frutat, disa drithëra, bishtajore, çajra, kafe dhe verë. Kafeja dhe vera që konsumohen gjerësisht nëpër vakte përmbajnë sasi të larta polifenolësh që parandalojnë përthithjen e hekurit. Të dhënat tregojnë se pirja e një filxhani me çaj të zi gjatë një vakti ul përthithjen e hekurit me 60-70%. Shkencëtarët rekomandojnë që çajrat dhe kafenë t’i pini disa orë pasi keni ngrënë ushqime të pasura me hekur.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV