Rusi/ Navalny këmbëngul të kthehet dhe të vazhdojë luftën e tij kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Navalny është helmuar në një fluturim nga Siberia në Moskë, më 20 gusht.

Ndërkohë Kremlini e mohon helmimin e tij dhe Qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin.

Politikani rus i opozitës, Aleksei Navalny, tha se Kremlini është duke bërë gjithçka të mundur për ta parandaluar atë që të kthehet në Rusi, por ai këmbënguli se do të rikthehet.

Navalny, kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, përsëriti për CBS-in se ai është i sigurt se Putini është përgjegjës për helmimin.

Në një intervistë për transmetuesin amerikan CBS, Navalny tha se planifikon të kthehet dhe të vazhdojë luftën e tij kundër korrupsionit.

Ai foli nga Berlini, ku po shërohet nga helmimi me agjentin nervor Noviçok.

Laboratorë të pavarur në Gjermani, Francë dhe Suedi, si dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike kanë konfirmuar se Navlany është helmuar me Noviçok.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të vendosë sanksione kundër gjashtë zyrtarëve rusë dhe një subjekti, për helmimin.

“Unë mendoj se Putin përdor armë kimike për të bërë dy gjëra – për të më vrarë dhe për t’i tmerruar të tjerët”, tha Navalny.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se akuzat se Putin është përgjegjës janë “të pabaza” dhe “të papranueshme”.

Sipas CBS-it, ai është ende nën mbrojtjen e Qeverisë gjermane, sepse ka shqetësime se mund të jetë shënjestër e një helmimi tjetër.

Navalny është liruar nga një spital i Berlinit më 22 shtator, pasi ka kaluar 32 ditë në klinikë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV