Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë djali i aktorit të njohur

James Redford, djali i aktorit të famshëm Robert Redford ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. James vuante nga kanceri prej dy vitesh dhe nuk mundi t’a fitonte betejën me këtë sëmundje të rëndë.

Lajmin për vdekjen e 58-vjeçarit e bëri të ditur gruaja e tij Kylie përmes një postimi në Twitter.

“James vdiq sot, ne jemi zemërthyer. Ai jetoi një jetë të bukur dhe duke u dashur nga shumë njerëz. Do të na marrë malli për të”, është shprehur Kylie.

James ishte një krijues i njohur dokumentarësh, skenarist dhe regjisor i filmave të tillë si “Resilience”. Ai ishte president i Redford Center, të cilin e themeloi me babanë e tij në vitin 2005.

Në dokumentarin Paper Tigers (2015) ai përqëndrohet tek një shkollë e mesme amerikane me fëmijë dhe të rinj që kanë pësuar trauma emocionale.

James Redford ishte një nga katër fëmijët e Robert Redford dhe Lola Van Wagenen./Jo.Be/Fjala.al