Ambasadorja e SHBA-ve në, Tiranë Yuri Kim i bën thirrje KED-së që të veprojë shpejt dhe të vlerësojë kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në Twitter Kim, shkruan se Parlamenti dhe Presidenca kanë publikuara secili listën me emrat e kandidatëve, dhe sipas saj në fund të vitit Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale.
“Presidenca dhe parlamenti kanë publikuar listat për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të vlerësojë kandidatët shpejt. Shqipëria duhet të ngrejë Gjykatën Kushtetuese deri në fund të vitit,” shkruan Kim.
Prej më shumë se dy vitesh Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese, mungesa e së cilës ka lënë shumë çështje të rëndësishme kombëtare pa shqyrtuar.
la.mi/Fjala.al