Erdogan sulmon presidentin Macron: Synon të lajë hesapet me Islamin dhe muslimanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sulmuar presidentin e Francës, Emanuel Macron duke e akuzuar se synon të lajë hesapet me Islamin dhe muslimanët.

Erdogan tha se retorika antiislame dhe antimuslimane sot është mjeti më i përdorshëm i politikanëve perëndimorë për të mbuluar dështimet e tyre. Ai i ka dërguar një video-mesazh mbledhjes së Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të organizuar nga Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet).

“Nga Jemeni në Siri, nga Afganistani në Libi, në shumë rajone të territorit tonë gjeografik me të cilin kemi lidhje shpirtërore, fatkeqësisht mbizotëron gjaku, loti dhe paqëndrueshmëria. Në veçanti racizmi, ndarja në baza nacionaliste, sektarianizmi dhe fitneja e terrorizmit janë bërë probleme që po e rrënojnë përbrenda botën islame.

Retorika antiislame dhe antimuslimane sot është mjeti më i përdorshëm i politikanëve perëndimorë për të mbuluar dështimet e tyre. Konceptet si ‘Islami francez’, ‘Islami evropian’, ‘Islami austriak’ janë shembujt më të fundit të kësaj. Qëllimi i iniciativave të udhëhequra nga Macron është të lajnë hesapet me Islamin dhe muslimanët. Përkundër luftës me terrorin nën petkun e ‘luftës me ekstremizmin’; synohet profil i qytetarit musliman pasiv, frikacak, i thjeshtë, që nuk ngre zërin kundër mizorit, nuk reagon ndaj mizorisë”, u shpreh Erdodan ndër të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që Erdogan del kundër kreut të shtetit francez. Ky i fundit ka dalë hapur në mbështetje të Greqisë në konfliktin me Turqinë dhe kjo gjë e ka acaruar jo pak presidentin Erdogan, i cili ka sulmuar disa herë Macronin.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Arben Malaj vijon “sherrin” me Myslym Murrizin: Më kërcënove me bandat e Fierit!

Nuk resht sherri në distance ndërmjet ish-ministrit të Financave Arben Malajt dhe ish, nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi. Të...

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi...

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan...

OMONIA del me qëndrim zyrtar: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi...

Lajme të tjera

Web TV