Konflikti Greqi-Turqi/ Dendias: Të shkohet në tërheqjen e unionit doganor

Ministri i Jashtëm grek, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama ditën e sotme, ka zbuluar letrën që i ka dërguar Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Denidas është shprehur se kjo letër i është drejtuar Varhelyi-t për konfliktin mes Greqisë dhe Turqisë, ku i ka kërkuar të shqtyrtojë të gjitha veprimet e shtetit Turk deri në tërheqjen e unionit doganor.

“Më vjen keq që fqinji jonë Turqia vijon të shkelë çdo ditë kriteret themeltare të integrimit në BE. Jam detyruar t’i dërgojë një shkresë komisionerit Varhelyi, duke i thënë se Turqia po shkel unionin doganor dhe duhet të shqyrtohet menjëherë marrja e masave për këtë gjë. Kam kërkuar me keqardhje që të ekzaminojë komisioni të gjitha shkeljet në gjithë dimensionin e tyre, madje deri në tërheqjen e unionit doganor. Kam theksuar edhe veprimet e fundit që janë tepër shqetësuese në Mesdhe. Duhen ndaluar materialet ushtarake, pasi përdoren për veprime që destabilizojnë zonën tonë. Ajo që ne duhet të ndërtojmë së bashku, fokusi ynë i përbashkët është që të kemi një të ardhme paqësore të gjithë së bashku. Kësaj të ardhmeje i shërben prezenca ime sot këtu”, tha ministri Dendias. 

Turqia dhe Greqia janë prej kohësh në një marrëdhënie armiqsore, së fundmi tensionet mes dy vendeve janë rritur për shkak të çështjes detare, ku u përfol dhe për një luftë të armatosur mes tyre. /Ra.My.Fjala.al/