Meta: Shqipëria parashikon uljen ekonomike më të lartë në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët shqiptarë do të varfërohen më shumë ka deklaruar sot presidenti Ilir Meta.

Deklarata e Metës ka ardhur pas publikimit të raporti të FMN-së, sipas të cilit shqiptarët do të varfërohen edhe me shumë prej pandemisë.

Duke ju referuar shifrave të FMN-së, Meta shkruan se parashikimet e muajit tetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë tepër shqetësuese.

Shqipëria parashikon uljen ekonomike më të lartë në rajon, si pasojë dhe rënia e të ardhurave për frymë është nga më të lartat,” thekson ndër të tjera kreu i Shtetit.

Parashikimet e muajit tetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë tepër shqetësuese.

Shqipëria parashikon uljen ekonomike më të lartë në rajon. Si pasojë dhe rënia e të ardhurave për frymë është nga më të lartat.

Qytetarët shqiptarë, jo vetëm do të varfërohen më shumë, por dhe do të kenë një barrë më të lartë të borxhit për të paguar.

Konkretisht të ardhurat për frymë për Shqipërinë në vitin 2020 parashikohen të arrijnë në 4898 USD/për frymë, ndërkohë që:

Në Malin e Zi në 7933 USD/për frymë,

Në Serbi në 7497 USD/për frymë

Në Maqedoninë e Veriut në 6019 USD/për frymë.

Varfërimi do shoqërohet dhe me rritjen e barrës së borxhit. Sipas parashikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, niveli i borxhit publik në fund të vitit 2020 (pa llogaritur detyrimet e shumta të Qeverisë) do të arrijë në rreth 83.3% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto.

Ndërsa të Ardhurat për Frymë në vitin 2020 do të ulen në rreth 425 USD krahasuar me vitin 2019, Borxhi Publik për Frymë do të rritet në 373 USD krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2020 Të Ardhurat për Frymë do të ulen në nivelin 4898 $ USA krahasuar me 5323 $ USA në vitin 2019.

Ndërsa Borxhi Publik për Frymë do të rritet në 4079 $ USA, krahasuar me 3606 $ USA në vitin 2019.

Këto të dhëna tregojnë qartë që rritja e Borxhit Publik nuk po adreson rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave për frymë, por përkundrazi po thellon papunësinë dhe varfërinë në vend,” shkruhet në reagimin e Presidentit.

Lexo edhe :  Po riparonte një mjet në guroren ku punonte, humb jetën 38-vjeçari në Mamurras

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Përçarje në PD? Kikia: Salianji s’duhet të presë që t’i shtrojnë tapetin e kuq

Gjatë intervistës, analisti Mentor Kikia komentoi edhe lirimin e Ervin Salianjit nga burgu dhe faktin që ai nuk u...

Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un

Buxheti i viteve 2026-2028 do të fokusohet tek mbrojtja dhe pensionet. Programi afatmesëm i botuar në Fletoren Zyrtare projekton rritje progresive të fondeve që...

1985 Fundosja e “Rainbow Warrior”

Më 10 korrik 1985, në portin e Auckland-ut në Zelandën e Re, një akt sabotimi tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ekspozoi fytyrën e errët të...

Analiza: Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Kur Kancelari gjermanFriedrich Merzdoli në sallën e Bundestagut  së fundmi për të paraqitur ai përdori stilin e tij tipik të drejtpërdrejtë, mbi atë që ai e quajti një...

Netanyahu: Armëpushimi i përhershëm në Gaza është i dyshimtë

Qeveria izraelite beson se shanset për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza janë “të dyshimta”. Vlerësimi pesimist, në një konferencë për shtyp të...

Lajme të tjera

Web TV