Rikthehen emocionet e Champions League/ Ja cilat janë sfidat më pikante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmja e sotme do të jetë tepër e veçantë për futbollin europian pasi starton sezoni i ri i Uefa Champions League.

Ky start do të jetë ndryshe nga sezonet e shkuara pasi ky eveniment futbollistik do të organizohet sipas protokolleve anti-Covid. Që në ditën e parë të sezonit të ri, Champions na rezervon disa supersfida si: Chelsea-Sevilla, Lazio-Borussia Dortmund apo edhe PSG-Manchester United. Skuadra e Frank Lampard ka zhvilluar një super merkato dhe pritet me interes debutimi i lojtarëve të rinj në këtë kompeticion. Përballë do të kenë skuadrën e Lopeteguit që u shpall kampione e Europa League.

Lazio e Inzaghit do të përballet me verdhezinjtë e Lucien Favre. Në këtë sfidë mund të debutojë edhe Vedat Muriqi, lojtari kosovar që u transferua tek bardhekaltërit verën e shkuar. PSG do të presë në Paris anglezët e Manchester United. Kjo është një sfidë që sjell kujtime të këqija për francezët, të cilët u eliminuan nga United 1 vit më parë në Champions League. Kjo do të jetë një sfidë ku skuadra e Tuchel do të kërkojë hakmarrjen ndaj United të Solskjaer. Ndërkohë sfida të tjera që do të na shoqërojnë këtë mbrëmje janë Dinamo Kiev-Juventus, Zenit-Club Brugge, Leipzig-Basaksehir, Rennes-Krasnodar dhe Barcelona-Ferencvaros. Kjo do të ishte një sfidë unike, për Myrto Uzunin, i cili është pjesë e Ferencvaros dhe do të përballej me Lionel Messin në “Camp Nou”.

Por ishte Covid-19, ai që nuk lejoi Uzunin të udhëtonte në Spanjë, pasi lojtari i kombëtares rezultoi pozitiv dhe është karantinuar në banesë. Megjithatë, ai do të ketë mundësi të përballet me Messin në sfidën e kthimit.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

 

 

Të fundit

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lajme të tjera

Web TV