SPAK/ Shkelje me tenderat, arrestohen disa drejtues të OSHEE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka finalizuar arrestimin e ish-drejtorit të Prokurorimeve Publike në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Erlis Bushati.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se hetimi ka nisur disa muaj më parë dhe është finalizuar sot, ku prokurorët kanë ekzekutuar urdhër arrestin për Bushatin.

Në këtë skemë mësohet se janë të përfshirë edhe disa persona të tjerë, ndërkohë që në kërkim është shpallur ish-shefja e kabinetit në OSHEE, Albana Ferraj për të cilët është dhënë masa “arrest me burg”.

Gjithashtu mësohet se Irma Derguti dhe Athinta Papa janë lënë në ‘arrest shtëpie’.

Arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorit Klodian Braho në SPAK, pas një hetimi për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tenderë, ku rryshfeti duke favorizuar një kompani italiane shkon deri në 132 mijë euro.

Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV