Spartak Ngjela: Diktator? Rama është i kontrolluar ndëkombëtarisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkimi i mandatit të tretë rresht si kryeministër nga Edi Rama, po përkthehet nga kundërshtarët e tij si “instalim diktature”… Rrugëtimi i Ramës në 22 vite karrierë aktive politike dhe a qëndron përceptimi për “uzurpim pushtetesh”?

Në një analizë të hollësishme komenton për gazetën “Fjala” analisti Spartak Ngjela.

Kryeministri Edi Rama ka hyrë në vitin e tetë të pushtetmbajtjes, ndërsa artikulohet disi dendur që futet ndër liderët autoritarë. Si e komentoni ju?

Duhet të jemi të matur kur flasim për autoritetin. Në Shqipëri nuk kuptohet mirë ç’do të thotë autoritet në funksion të pushtetit politik, aq më shumë që këtu nuk kuptohet se ç’është autoriteti i burrit të shtetit, i cili drejton shoqërinë e tij si kryeministër ose president.

Autoriteti nuk ekziston pa urrejtjen, na ka thënë Euripidi, domethënë që autoriteti i burrit të shtetit nuk është aq i thjeshtë sa të duket, megjithatë ajo që është më esencialja në kritikën juridike të burrit të shtetit ose të drejtuesit të madh të shtetit, është që specifika kryesore e burrit të shtetit ose vetia kryesore e tij, është autoriteti. Po pra, duke u nisur nga këto të dyja, arrijmë te konkluzioni se: autoriteti duke qenë element parësor për burrin e shtetit që drejton një komb, nuk duhet harruar se brenda forcës së tij, një përqidje e caktuar e individëve, e urrejnë.

Për faktin që edhe e drejta moderne, edhe Euripidi kanë të drejtë, nuk duhet t’i shohim këto si kundërtij, por duhet të ndajmë njëherësh autoritetin e burrit të shtetit në një shtet ligjor demokratik dhe autoritetin e një burri shteti me karaktar diktatori. Prandaj, ne nuk e kuptojmë dot mirë autoritetin që pyet gazetari në këtë rast në lidhje me kryeministrin shqiptar: është autoritet diktatorial apo është autoritet në funksion të ligjit dhe ruajtjes së ekulibrit shoqëror.

Për mendimin tim nuk mund të flasim dot për diktatorë në këto momente në Shqipëri, sepse kryeministri shqiptar është i kontrolluar ndërkombtarisht. Por, a mund të flasim për autoritetin e kryeminsitrit Rama, në funksion të burrit të shtetit në demokraci? Mendimi ynë është jo: Rama nuk ka autoritet në funkson të burrit të shtetit, në mbrojtje të ekuilibrit shoqëror, dhe interesit kombëtar.

Prandaj, unë nuk e kuptoj se kush e ka cilësuar autoritar, dhe çfarë lloj autoritari është. Ne ende nuk e kemi parë në Shqipëri autortitetin e një burri shteti, që i ka shqiptarët të gjithë të barabartë, që mendon për shqiptarët, dhe e vendos autoritetin e vet për prosperitet kombëtar.

Në të njëjtën kohë duhet të kujtohemi se burrin e shtetit autoritar që drejton një shtet europian, kurrë mos e neglizhoni që është i tillë me autoritet, edhe kundrejt komunitetit europian apo perëndimor. Ky është mendimi im pse kryeministri aktual nuk mund të quhet autoritar.

Në 22 vite jetë aktive politike Rama ka qenë 20 vjet në pushtet, qendror dhe lokal, ndërsa është në kërkim të mandatit të tretë si kryeministër. A e dëmton një perceptim se “ka kapur të gjitha institucionet”?

Pyetjet nuk mund të bëhen jashtë kohës dhe hapësirës. Po të pozicionohemi drejt në kohën tonë politike dhe historike njëherësh, na del përballë një pyetje tjetër: kryeministri Rama, në një kohë që drejton me një qeveri monocolore (njëngjyrëshe), dhe me një parlament plotësisht të kësja ngjyre, nuk mund të analizohet për institucionet që drejton, se në gjithë botën demokratike institucionet drejtohën nga maxhoranca parlamentare; por, pyetja esenciale në funksion të kohës është kjo: si do dali zoti Rama në procesin historik të investigimit ndërkombëtar të korrupsionit shqiptar? Zotërinj, kjo është çështja, gjithë të tjerat nuk kanë ndonjë vlerë, le të vazhdojmë pyetjen: autoriteti i tij si pushtet nëse është i korruptuar, a i shmanget dot reformës antikorrupsion që do të hetojë Byroja Kombëtare e Hetimit? Duhet të jemi të vëmendshëm në këtë kohë se ju thoni që drejton i vetëm, por historia na ka treguar që korrupsioni shtetëror edhe në një vend demokratik, në momentet e kërcënimit nga ligjet dhe drejtësia, bashkohet. Prandaj, pyetja ime është kjo: a kemi bashkim antireformë të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri? Kjo pritet për t’u parë.

Lexo edhe :  Raporti i AMF/ SIGAL, lider i padiskutueshëm i tregut të sigurimeve në Shqipëri

Karriera e kryeministrit Rama është rrjedhojë e reformave të tij, apo rrjedhojë e dobësisë së opozitës aktuale?

Kam përshtypjen që karriera e kryemnistrit Rama ka lidhje të drejtëpërdrejtë me Partinë Socialiste. Që nga viti 1997 nga të gjitha sondazhet dhe studimet ndërkombëtare rezulton që Partia Socialiste është partia më e votuar në Shqipëri. Se cila është arsyeja, nuk është objekt i kësja interviste. Ne po flasim për faktin.  Pikërisht, në funksion të këtij fakti, vjen dhe karriera e kryeministrit Rama.

Është naivitet të mendosh që Edi Rama, një individ i veçantë dhe me prirje të mëdha politike ka ndërtuar një parti të fuqishme, që është më e votuara sot. Jo, kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Partia Socialiste ka një histori shumë të gjatë në Shqipëri, prandaj ka dhe përkrahjen e vet, sepse, unë edhe pse jam i djathtë, nuk mund të akuzoj shoqërinë time pse voton majtas. domethënë ky është fakti – Partia Socialiste është partia më e votuar.

Por, këtu lind kjo pyetje: është forca e Edi Ramës që e solli në pushtet Partinë Socialiste, apo është forca e partisë në opinionin publik që e bëri kryemnistër Ramën? Çdo njeri që mendon realisht është për këtë të dytën, domethënë që është forca e Partisë Socialiste që e ka bërë kryeministër Ramën, dhe nuk është aftësia gjeniale e Ramës, që ka sjellë Partinë Socialiste në pushtet.

Duke i qëndruar kësaj logjike që unë mendoj se është arsye e shëndoshë në këtë kritikë, arrijmë në konkluzionin që, çdo anëtar i lidershipit të Partisë Socialiste do të kishte ardhur në pushtet edhe në 2013, edhe në 2017. Madje, Edi Rama i krijoi vështirësi partisë, kur mendoi të vinte në pushtet në koalicion me LSI-në e Ilir Metës.

Partia Socialiste nuk e bëri këtë analizë asnjëherë, por faktet janë kokëforta, kokëfortësia e fakteve për këtë rast del nga kjo pyëtje; cila është arsyeja që kur Partia Socialiste doli vetëm, mori shumë herë më tepër forcë politke dhe numër në Parlament sesa kur ishte me LSI-në? Përgjigjiuni kësaj pyetjeje, dhe menjëherë do të kuptoni që nuk është Rama, por është forca e Partisë Socialiste si votë në opinionin publik shqiptar.

Intervistoi Fernanda Cenko

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e...

Pesha e bujqësisë në ekonomi/ Denaj: Në 2024, eksportet në sasi janë rritur me 20 %

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për bujqësinë dhe rolin e  saj në ekonomi....

Gripi i shpendëve, ministrja Denaj: E kemi situatën nën kontroll

“Për të shkuar drejt sigurisë ushqimore është bërë një punë kolosale”, kështu u shpreh ministrja Anila Denaj gjatë intervistës në emisionin “Real Story”. Gjithashtu gjatë...

Siguria ushqimore, a jemi gati për BE? Paralajmërimi i ministres Denaj

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli për sigurinë ushqimore dhe për rastin e ngarkesave me mandarina, ku një pjesë e tyre janë kthyer mbrapsht nga...

Shorti i ‘Eurovision 2025’, ja kur do shfaqet Shqipëria në gjysmëfinale

Ditën e sotme u zhvillua një short në City Hall të Bazelit për të ndarë 31 vendet gjysmëfinaliste të ‘Eurovision 2025’ në dy netët...

Lajme të tjera

Web TV