Tubimi i PDIU/ Procedohen 18 persona, mes tyre Idrizi, Doda dhe Abazi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 18 persona, mes tyre 3 organizatorët e tubimit që organizoi sot para ministrisë së Jashtme, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Sipas bluve, procedimi penal nisi për Shpëtim Idrizin, Mesila Doda, Boiken Abazi dhe 15 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, janë vendosur gjoba për të gjithë pjesëmarrësit në tubim që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse kundër koronavirusit.

Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politike të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Më herët kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, shpërtheu ndaj policisë, nga protesta kundër vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë. Idrizi tha se policia ka ushtruar terror ndaj protestuesve.

Mes të tjerash, kreu i PDIU paralajmëroi policët, duke thënë se do t’i mbajë mend emër për emër dhe fytyrë për fytyrë të gjithë ata që arrestuan sot protestuesit.

Kam pas fatin që të kem qenë që në 90-ën një nga ato studentët e dhjetorit dhe përpara kishim tmerrin dhe bishën komuniste, ku njerëzit burgoseshin e vriteshin për një fjalë gojë. Kam qenë në shumë protesta, por kjo është protesta kur policia është sjellë në mënyrë më të poshtër, me terror, pa asnjë ndjenjë njerëzore.

Ky terror nuk mund të kalojë kështu. Jo vetëm që ne do të marrim të gjithë hapat ligjorë, por i jam drejtuar disa herë policisë, duke i thënë që ‘nuk kemi ardhur këtu për ju, por për ministrin grek”, tha Idrizi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV