Hoti: Nëse nuk arrijmë marrëveshje me Serbinë, rikthejmë reciprocitetin e plotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti paralajmëron Serbinë se në rast se nuk arrihet një marrëveshje finale atëherë do të rikthehet reciprociteti i plotë.

Këtë praktikë e ndoqën dy qeveritë e mëparshme të Haradinajt dhe Kurtit, por duket se dhe Hoti nuk do lëshojë më pe në rast se dialogu nuk funksionon.

Ai pranon se nuk e di nëse marrëveshja do të mbyllet me njohje reciproke ose jo, por është çështje muajsh, dhe aty do shihet çfarë do bëhet.

“Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje, por e di që do t’i vijë fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”, deklaroi ai.

Duket se ky është një mesazh i qartë për ndërkombëtarët, pasi Hoti fillimisht hoqi reciprocitetin dhe riktheu në dialog Kosovën, por tashmë duket se kërkon frytet e veprimeve të tij nga Serbia dhe ndërkombëtarët./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV