Liga e Kampioneve nis fazën e grupeve, luhen 8 ndeshjet e para të 4 grupeve, shënohen plot 22 gola

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, ka ngritur të martën siparin e fazës së grupeve, teksa janë luajtur 8 ndeshjet e para të 4 prej grupeve dhe golat nuk kanë munguar, teksa edhe ekipet favorite kanë bërë detyrën.

Kështu, në njërën prej dy ndeshjeve që u luajtën duke nisur më herët, Juventusi nuk ka gabuar në Kiev përballë Dinamos vendase, duke fituar me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë, nga i njëjti lojtar, Morata.

Ndërkaq, po në kuadër të grupit G, Barcelona ka kapërcyer nisjen më të mirë të Ferencvaroshit, duke vijuar të marrë frenat e lojës në dorë e duke e mbyllur pjesën e parë me një epërsi të dyfishtë, pas një 11-metërshi të saktë të Mesit dhe një goli të Ansu Fatisë.

Katalanët gjejnë edhe golin e 3-të me fillimin e pjesës së dytë dhe, ndonëse Pike del nga loja me karton të kuq në minutën e 68-të dhe hungarezët shkurtojnë shifrat me një 11-metërsh të saktë, e fitojnë takimin me shifrat 5-1, pas një goli të Pedrit dhe më pas, të Dembelesë në fund.

Ndërkaq, në takimin tjetër që nisi më herët, Klub Bryzhi fitoi 2-1 në Shën Pjetërburg ndaj Zenitit vendas, në një ndeshje ku të 3 gola u realizuan në pjesën e dytë dhe të 3 nga belgët, që sidoqoftë e gjetën fitoren vetëm në sekondat e fundit të shtesës prej 4 minutash.

Po në kuadër të grupit F, Lacios iu deshën vetëm 23 minuta për të gjetur dy herë rrugën e rrjetës ndaj Dortmundit dhe për ta mbyllur në epërsi të dyfishtë pjesën e parë.
Ndonëse Haland shkurtoi shifrat për gjermanët në pjesën e dytë, Lacio gjen edhe golin e 3-të dhe e fiton ndeshjen me shifrat 3-1.

Lexo edhe :  E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

E njëjta tablo ishte edhe në Gjermani, ku Lajpcigu shënoi dy herë brenda 20 minutave të para, për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi të dyfishtë ndaj Istambul Bashakshehirsporit, një rezultat ky që mbetet në fuqi deri në fund.

Po në kuadër të grupit H, Mançester Junajtid e mbylli me një epërsi minimale pjesën e parë në Francë ndaj Paris SG-së, falë një 11-metërshi të ekzekutuar dy herë dhe të realizuar herën e dytë nga Bruno Fernandes.

Por ka qenë francezi i anglezëve, Antoni Marsial, ai që shkaktoi një autogol në pjesën e dytë dhe, kur po dukej se të dyja skuadrat po detyroheshin të kënaqeshin nga një pikë, Rashford shënon golin e fitores për Mançester Junajtid, që triumfon kështu në Paris.

Në grupin F, takimi midis Çellsit dhe Seviljes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa Rena dhe Kransodari shënuan nga një gol secila në pjesën e dytë dhe ndanë nga një pikë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV