Makina përplas për vdekje drejtuesin e motorit në Koplik

Një person ka humbur jetën këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti të rëndë në aksin Shkodër-Koplik.

Mësohet se një makinë ka përplas një motor. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

Akoma nuk dihet ende identiteti i viktimës, apo mosha e tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./la.mi/Fjala.al