Basha: Duke mosvepruar SPAK po inkurajon hajdutët dhe vjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të mërkurën akuzoi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion se duke mosvepruar ndaj abuzimeve me koncesionet, po inkurajon “vjedhjet dhe abuzimet e tjera me fondet publike”.

Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Basha u bëri thirrje të gjithë sipërmarrësit që synojnë, apo po hyjnë në marrëdhënie kontraktuale më qeverinë “të kunë kujdes”.

Zotërinj të SPAK, kur ju nuk hetoni, por mbroni, të korruptuarit, ju inkurajoni vijimin e plaçkitjes së shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Duke vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij në lidhje me çështjen e inceneratorëve, kryeopozitari theksoi se kryeministri prej dy javësh nuk po kthen përgjigje për atë që ai e konsideron si vjedhjen e shekullit.

Basha theksoi se qeveria ka caktuar dhe 20 milionë euro të tjera në buxhetin e vitit të ardhshëm për inceneratorët.

Rama nuk ka dhënë një minutë llogari për vjedhjen e shekullit të mbi 400 milionë eurove të shqiptarëve që vetëm deri tani i kanë kushtuar qytetarëve 75 milionë euro. Arsyeja pse iu ka bërë pyetjeve është zbuluar në vendimin e djeshëm të qeverisë për të prezantuar buxhetin e 2021”, tha ai.

Sipas tij, ky është buxheti me më shumë gënjeshtra në 30 vite dhe tabloja e qartë e Edi Ramës në një anë dhe qytetarëve në anën tjetër që edhe në muajt e fundit të pushtetit vazhdon të vjedhë paratë e shqiptarëve për koncensione dhe afera korruptive si ajo e inceneratorëvve.

Vetëm inceneratorët do të marrin 20 milionë euro sipas këtij plani”, theksoi ai.

“120 milionë euro të tjera për kontrata të tjera korruptive. Kjo shumë është 6 herë më e lartë se për indeksimin e pensioneve për të gjithë pensionistet. Kjo shumë do të mjaftonte të mbulonte deri në mars planin tonë me 5 pika kundër qeverisë”, u shpreh Basha./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Rama jep lajmin: Unaza e Madhe e Tiranës po avancon, përfundon plotësisht brenda vitit

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Unaza e Madhe e Tiranës po...

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë shqiptare mund ta përdorë...

Rezoluta antikorrupsion e PS, ambasada e SHBA: Propozim premtues

Ambasada e SHBA mbështet propozimin e PS për një rezolutë antikorrupsion. Në një reagim, ambasada thotë se mbështet çdo nismë që synon të çojë...

Toka thyen rekord tjetër, shkencëtarët: Vera do të jetë “brutale”, i nxehti përvëlues…

Toka sapo përjetoi muajin e saj të 11-të radhazi në histori, në mesin e parashikimeve të shkencëtareve për një verë me temperatura “brutale”, siç...

50 Cent padit ish-partneren për shpifje

Reperi i njohur 50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe...

Lajme të tjera

Web TV