Myslim Murrizi regjistron partinë e re në Gjykatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetet sociale se partia e tij Lëvizja Demokratike Shqiptare është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dy ditë më parë.

Ai thotë se nisma ka qenë e katër deputetëve, përfshirë vetë atë, bashkë me Alban Zenelin, Halit Valteri dhe Arlind Çaçanin.

Murrizi fton çdo shqiptar të mërzitur nga partitë e tjera që të bashkohet me LDSH.

“Me datë 19 tetor 2020 u regjistrua zyrtarisht në gjykatën e rrethit gjygjësore Tiranë si Parti Politike. Levizja Demokratike Shqiptare. Me nismën e 4 deputetëve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbështetur nga 4602 firmëtarë nga çdo qark krijuam një subjekt politik.

Ndoshta e para Parti Politike që është krijuar në 30 vite pluralizëm,pa ish komunistë, pa ish sigurimsa dhe spiunë sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe Parti Politike që nuk është “shitur” nga njeri kryetar tek kryetari blerës siç ka jo pak të tilla. Ju “kërkojmë “ndjesë atyre që kanë programuar, dirigjuar apo strukturuar partitë politike në post-komunizëm në Shqipëri që nuk i pyetëm dhe nuk ju morëm leje.

Ju “kërkojmë” ndjesë edhe ish funksionarëve të lartë të PPSH dhe bashkëpunëtorëve të Ramiz Alisë që Partia Levizja Demokratike Shqiptare nuk është pjellë e tyre. Ftojmë çdo Shqiptarë që nuk mërzitet nga ky fakt, t’i bashkohet LEVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE për të ndikuar me fuqinë e VOTES në 25 prill 2021 për një politikë ndryshe. Partia Levizja Demokratike Shqiptare do të konkuroj në çdo qark vetëm me LISTA 100% TE HAPURA”, shkruan Murrizi.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos,...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

Lajme të tjera

Web TV