Drejtori i Urgjencës Kombëtare në QSUT, Skënder Brataj është shprehur se nëse situata vijon të përkeqësohet, rrezikojmë masa të tjera shtrënguese.
Brataj theksoin se me rastet e infeksionit që aktualisht janë evidentuar në Shqipëri gjatë 24 orëve nuk rrezikojmë mbylljen.
Por në emisionin “Opinion”, Brataj theksoi se ende masat e vendosura nga qeveria për respektimin e distancës sociale, apo rregullat për biznese nuk zbatohen siç duhen, pasi sipas tij në restorante mezi kalon nga një tavolinë te një tjetër.
“Maska nuk është bërë për të mbajtur viruset, por për të mbajtur bakteret. Pështyma, spërklat përplasen te maska dhe nuk kalojnë dhe virusi do të ndalojnë të barriera, pra maska. Këto janë profesionale dhe përdoren në ambiente pune. Maska me valvul nuk bën punë, sepse ata infektojnë të tjerët dhe ai vetë nuk infektohet. Është e pritshme rritja. Të gjitha kushtet janë në favor të virusit. Hyn në restorante dhe mezi kalon. Në këtë moment nuk rrezikojmë mbylljen, me këto numra, por na rrezikohen kufizime të tjera.”, u shpreh ndër të tjera Brataj.
Kujtojmë se ditën e sotme në vend u shënuan 4 viktima dhe 297 raste të reja.
Pa.Va/Fjala.al