Veliu: Ulje të numrit të aksidenteve. Lleshaj: Ndryshimet në Kodin Rrugor brenda pak javësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e sektorit të Policisë Rrugore në Shqipëri, në kuadër të zbatimit të masave për rritjen e sigurisë në rrugë.

Në fillim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, prezantoi të dhënat 9-mujore ku bien në sy ulja e numrit të përgjithshëm të aksidenteve, numrit të viktimave, të plagosurve rëndë etj.

“Në qoftë se do t’u referohemi treguesve krahasimorë për vitin 2020 dhe të njëjtës periudhë të vitit 2019, konstatojmë se kanë ndodhur 985 aksidente rrugore, me 141 të vrarë, 143 të plagosur rëndë dhe 988 të plagosur lehtë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 kemi, më konkretisht 233 aksidente rrugore më pak, ose -18 % më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar; 19 të vrarë më pak, ose -12 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; 64 të plagosur rëndë më pak, ose -33%, dhe 324 të plagosur lehtë, më pak, ose -26%”, tha Veliu.

Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatyë fjalës së tij, theksoi se ndryshimet që do të bëhen në Kodin Rrugor do të rrisin më shumë përgjegjësinë dhe se mund të parandalohen shkeljet rrugore.

“Kemi deklaruar që 2020 është viti i rëndësishëm për sigurinë rrugore, me objektivin për të ulur numrin e aksidenteve. Duhet thënë që treguesit këtë vit janë pozitivë. Përgjegjësi e jona të denoncojmë dhe hetojmë dhënien e kolaudimeve të parregullta. Kanë dhe kolaudime në rregull por makina nxin gjithë lagjen me tym.

Dhe atje në dokumente dalin në rregull. Siguria në qarkullim varret nga shumë gjëra”, u shpreh Lleshaj.

Lexo edhe :  Aksident në Kurbin! 45-vjeçarja humb kontrollin, makina përplas tre persona pranë kishës

Ndër të tjera ai cilësoi si të rëndësishme edhe sjelljen në rast aksidenti. “Si sillemi në aksident? Dihet që aksidentet prodhojnë pasoja. Por trajtimi i tyre është shumë i rëndësishëm, që mund t’i zbusë dhe rëndojë. Ruajtja e vendit, masa me rëndësi jetike që çojnë në reduktimin e fataliteteve.

Mund të sjellë kursim jetësh njerëzore. E shihni përditë se si udhëtohet në Shqipëri. Gjendja është e rëndë, kur një person blen biçikletë duhet të blejë edhe mjetet mbrojtëse. Duhet një ndërgjegjësim i qytetarëve. Pavarësisht masave dhe ndëshkimeve, shifrat  mbeten ende të larta”, tha Lleshaj.

Sakaq brenda pak javësh, në Kuvend pritet të shkojë paketa me ndryshime në Kodin Rrugor, e cila parashikon ashpërsimin e masave për një sërë shkeljesh./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2892646671021685

Të fundit

PD humbi betejën për të pastruar Berishën. Tani të pastrojë PD-në

Mero Baze Socialistët po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme elektorale, në një fushatë të dominuar nga përpjekja e tyre...

Numërohen 23% e votave në Fier, PS tejkalon pritshmëritë e socialistëve

Partia Socialiste parashikohet të marrë 12 mandate në Fier, nëse trendi do të vijojë me këto ritme, duke tejkaluar edhe pritshmëritë e socialistëve në...

PS, fitore tej parashikimeve në Elbasan/ Ja si ndahen mandatet

Në Qarkun e Elbasanit, deri në orën 07:30 të mëngjesit të së hënës janë numëruar 28 përqind e votave. Në rast se trendi do të...

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz. Rezultati është si më poshtë: PD-ASHM 1315 vota PS 1137 PSD 621 Shqipëria bëhet 25 vota Ndërkohë forcat e tjera kanë marrë secila nga 3...

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë radhë do thuhet se ata...

Lajme të tjera

Web TV