Basha: Prej 10 vitesh PD-ja donte që çështja e “detit” të shqyrtohej nga drejtësia ndërkombëtare

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se këtu e 10 vite është dakord që çështja të zgjidhej në Gjykatën Ndërkombëtare. Po ai është shprehur se tani nuk është koha, pasi jemi 6 muaj para zgjedhjeve.

 “Dua të them se prej 10 vitesh pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pikëpamja dhe qëndrimi im dhe i PD ka qenë që kjo çështje të shqyrtohej nga organet e drejtësisë ndërkombëtare.

Sot Shqipëria ka nevojë urgjentisht të përgatisë fazën paraprake sepse kërkohet një punë shumë e madhe, për fat të keq nuk është momenti i përshtatshëm. 6 muaj përpara zgjedhjeve qeveria nuk ka legjitimitetin dhe shkallën e përgatitjes.

Mund të përbërë rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë këtij kryeministri procesi i përgatitjes për çuarjen e çështjes në gjykatën ndërkombëtare,” nga Selia Blu është pyetur nga gazetarët për çështjen e detit.

la.mi/Fjala.al