Çmimi Sakharov për 2020 i jepet opozitës bjelloruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti Evropian i ka dhënë Çmimin Sakharov për vitin 2020, opozitës demokratike në Bjellorusi, e cila është përballur me një goditje të ashpër nga forcat e sigurisë së presidentit, Alexandër Lukashenko.

Është një nder për mua të njoftoj se gratë dhe burrat e opozitës demokratike në Bjellorusi janë fitues të çmimit Sakharov, 2020”, shkruajti të enjten David Sasoli, kryetar i PE-së.

Ata të gjithë kanë në krahun e tyre diçka që dhuna brutale nuk mund ta mposhtë kurrë: të vërtetën. Mos hiqni dorë nga lufta juaj. Ne jemi pranë jush”, citohet nga mesazhi i tij.

Parlamenti Evropian përmendi 10 emra kur njoftoi çmimin, duke përfshirë kandidaten opozitare për presidente e vendit Sviatlana Tsikhanouskaya dhe fituesen e çmimit Nobel, Svetlana Alexievich.

Bjellorusët kanë protestuar për disa javë kundër rizgjedhjes së diskutueshme të presidentit Lukashenko, i cili pretendon se është shpallur fitues me një shumicë dërrmuese votash në zgjedhjet e 9 gushtit.

Pretendimi i tij për një fitore me 80 përqind të votave është kontestuar nga qindra mijëra qytetarë bjellorusë, shumë prej të cilëve dolën në protesta në rrugë duke thënë se rezultatet ishin falsifikuar.

Forcat qeveritare u përgjigjën me shpejtësi dhe brutalitet ndaj protestave, duke rrahur, arrestuar dhe ndaluar me mijëra protestues, gazetarë dhe anëtarë të opozitës. Të paktën katër protestues u vranë.

Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit mban emrin e fizikantit sovjetik dhe disidentit politik Andrei Sakharov.

Ky çmim është themeluar në vitin 1988 për të nderuar individë dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Vitin e kaluar çmimi iu dha ekonomistit ujgur, Ilham Tohti./Re.D/Fjala.al

 

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Kriminalizimi i gjestit politik është një gabim fatal

Mark Borkowski Ndërkohë që duartrokasim sufraxhetet dhe figura si Peter Tatchell, Britania po humbet të drejtën për të protestuar. Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: si do...

Lajme të tjera

Web TV