Kombëtarja e femrave drejt Skocisë, trajneri Grima: Dua maksimumin nga kjo ndeshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e femrave të futbollit ka udhëtuar sot drejt Skocisë, ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës të vlefshme për Eliminatoret e “EURO 2022”. Pas katër ditësh grumbullim në Shkodër, përfaqësuesja kuqezi është nisur sot drejt Edinburgut, ndërkohë që ndeshja ndaj Skocisë do të zhvillohet të premten, 23 tetor në stadiumin “Tynecastle Park”, duke filluar nga ora 20:30.

Trajneri Armir Grima, i cili për këtë sfidë ka thirrur 20 vajza, shprehet i kënaqur për impenjimin e shfaqur nga futbollistet e ftuara gjatë këtyre ditëve, ndonëse epidemia e “COVID-19” ka sjellë edhe probleme duke ndikuar në zgjedhjet teknike.

Duke folur për mediat, trajneri i Kombëtares u shpreh: “Përgatitjet me vajzat gjatë këtyre ditëve kanë shkuar mirë. Personalisht jam i kënaqur me impenjimin e vajzave gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Normalisht në kohë të tillë epidemie kemi pasur edhe ne problemet tona, kemi mungesa të rëndësishme në skuadër, por duke parë impenjimin dhe dëshirën e vajzave, besoj se do realizojmë një paraqitje të kënaqshme. Sigurisht, nuk janë problemet fizike ato që na shqetësojnë, por fakti se disa nga futbollistet nuk kishin mundësi t’i bashkoheshin skuadrës për shkak të pandemisë”, – tha Grima.

I pyetur për objektivat që i ka vënë skuadrës në këtë vizitë të vështirë, trajneri shkodran kërkon që Kombëtarja të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze ndaj Skocisë.

Ne presim që të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze me Skocinë. Duke pasur parasysh faktin që edhe futbolli i femrave ka ardhur në rritje si edhe duke ditur që kemi përballë një ndër ekipet më të mira të Evropës, është shumë e rëndësishme për ne që të bëjmë një përfaqësim sa më të mirë”, – vijoi ish-futbollisti, i cili synon që skuadra të marrë maksimumin në këto eliminatore dhe të bëjë hapa para në drejtim të rritjes së cilësisë.

Lexo edhe :  Pse Milani e refuzoi? Boniface më në fund tregon "sekretin"

“Objektivi ynë në këto eliminatore është që të zhvillojmë ndeshje sa më të mira dhe të arrijmë të marrim maksimumin ndaj kundërshtarëve më të fortë që kemi përballë. Njëkohësisht synojmë që të lëmë poshtë nesh Qipron në renditjen e përgjithshme”, – deklaroi ndër të tjera Armir Grima në prononcimin e tij për mediat.

Shqipëria ndodhet në grupin E të këtyre eliminatoreve të këtij Evropiani, me Portugalinë, Skocinë, Qipron dhe Finlandën. Në ndeshjen e fundit që u zhvillua në 11 mars 2020, vajzat kuqezi morën një fitore 0-2 në fushë të huaj me Qipron./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve...

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

1991 – Fundi i Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqja e Gorbaçov-it

Bashkimi Sovjetik (BRSS), një superfuqi botërore që nga viti 1922, ishte ndërtuar mbi një sistem njëpartiak komunist. Pas dekadash regjimi autoritar, në vitet 1980,...

Lajme të tjera

Web TV