NATO dhuron 60 respiratorë/ Rama: Për të shpëtuar jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar SHBA-në dhe NATO-n për 60 respiratorët që dhuruan për vendin tonë. Gjatë fjalës së tij  Sipas Ramës, dimri do të jetë i vështirë dhe respiratorët janë kuptimplotë në aspektin e ndihmës konkrete në fuqizimin e sistemit. “Respiratorët do të jenë në vijën e zjarrit për të shpëtuar jetë”, tha ndër të tjera ai.

Miqtë e mirë në ditë të vështira dhe ashtu si 20 vjet më parë kur lindi kjo marrëdhënie mes Shqipërisë dhe NATO-s në një moment tejet dramatik për botën, e cila përballej me një përshkallëzim të së keqes në trupin e saj si pasojë e terrorizmit.

Ne sot ndjehemi jashtëzakonisht mirë, jo vetëm në aspektin ushtarak, por mbi të gjitha në aspektin human, si një pjesë e këtij klubi vendesh që besojnë të vlerat e lirë, te parimet e demokracisë dhe solidariteti”, u shpreh Rama.

Më tej ai tha se i është shumë mirënjohës SHBA që si gjithnjë edhe në këtë rast është treguar e vëmendshme ndaj Shqipërisë.

Dua të falënderoj në mungesë ambasadoren Yuri Kim për mbështetjen kaq të nevojshme në këtë fazë përballje me një armik kaq të pamëshirshëm që i ka rëndë ndesh jo vetëm shëndetit, por edhe mënyrës sonë të të jetuarit”, tha Rama.

Gjithashtu Rama ka bërë një paralajmërim edhe për pronarët e bareve dhe restoranteve që të respektojnë protokollet anti-Covid, në të kundërt rrezikojnë mbylljen. Rama tha se disa para më shumë, provokojnë një goditje të rëndë financiare.

I lutem të gjithë atyre që ushtrojnë aktivitetin e tyre në bare dhe restorante, të mos sfidojnë rrezikun dhe shtetin, të mos vënë në rrezik jetën e tyre dhe të familjeve, por edhe të njerëzve që iu shërbejnë.

Çdo lekë më shumë është i rëndësishëm për biznesin, aq më shumë në këtë situatë, por përqeshja është katastrofike. Për më tepër është e pabesueshme, që në kohën kur kjo epidemi nuk është në Shqipëri vetëm, se nuk do na kishte besuar njeri”, deklaroi Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mandati i katërt/ Çupi: Merr fund historia e tranzicionit në Shqipëri

Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, aty ku Edi Rama, pritet të zyrtarizmi skuadrën me të...

Nga Roma në Indi e Bali: një udhëtim për të gjetur shpirtin

Nga Leonard Veizi “Eat, Pray, Love” është një rrëfim i lindur nga krisja e brendshme, nga ajo zbrazëti që shpesh mbetet pas kur shkatërrohet një...

SHBA dhe Ukraina afër një marrëveshjeje: Tre mburoja kundër Moskës

Pavarësisht skepticizmit, diplomacia po avancon drejt një negociate të vërtetë për paqen në Ukrainë. Të premten, krerët e delegacionit ukrainas — shefi i Zyrës...

Protesta antiqeveritare në Serbi, studentët përplasen me policinë në Novi Sad

Trazirat e reja shpërthyen kur disa qindra protestues, përfshirë studentë protestues dhe qytetarë që i mbështesnin ata në këto protesta antiqeveritare, thyen kordonin e...

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri te larte, ndërsa dy prej...

Lajme të tjera

Web TV