U gjobit se nuk mbajti maskën, Gjuzi ankohet në Kuvend

Deputeti Kujtim Gjuzi, është shprehur kundër mbajtjes së maskës këtë të enjte, në seancën plenare.

Edhe pse javën e kaluar teksa po futej në Kuvend është gjobitur për shkak se nuk kishte maskë, Gjuzi vazhdon të thotë se nuk do të mbajë maskën pasi mjekët nuk e rekomandojnë në ambientet e hapura.

“Kam refuzuar ta mbaj. Kujtim Gjuzi nuk e mban maskën pasi sipas mjekëve në Akademinë Kombëtare të Shkencave nuk këshillohet në ambiente të hapura, në ambinete të mbyllura po. Unë nuk do ta mbaj në ambiente të hapura,” u shpreh Gjuzi.

la.mi/Fjala.al