Abdyl Frashëri, 128 vjet nga vdekja e kryetarit të Lidhjes së Prizrenit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Abdyl Frasheri lindi në vitin 1839 ne fshatin Frashër, Shqipëri dhe vdiq në moshën 53-vjeçare, më 23 tetor të vitit 1892, në Stamboll, Turqi. Ai ishte me i madhi në moshë mes 3 vëllezërve Frashëri, Naimit e Samiut. Abdyl Frashëri njihet si udhëheqës i Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878. Konsiderohet gjithashtu si i pari që hodhi idenë e një autonomie, bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm.

Abdyl Frashëri ishte patriot demokrat i shquar, një nga ideologët përparimtarë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga udheheqesit kryesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit

Pjesën e parë të jetës e kaloi në fshatin e lindjes. Në moshën 18-vjeçare u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877. Në fund të këtij viti (1877), kur ishte deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman, Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll.

Dha një ndihmesë të rëndësishme në përpunimin e platformës politike të Lëvizjes Kombëtare, sidomos pas nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit. Ai mori pjesë aktive në përpjekjet për themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe u shqua si udhëheqës, organizator e diplomat i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës.

Luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut nuk e shkëputi asnjëherë nga lufta për autonominë e Shqipërisë. Mori pjesë pothuajse në të gjitha kuvendet kryesore që u organizuan gjatë viteve të Lidhjes. Kudo udhëhoqi krahun autonomist të lëvizjes. Në Kuvendin themelues të Lidhjes së Prizrenit u zgjodh kryetar i komisionit të punëve të jashtme të saj.

Abdyl Frasheri qe organizatori kryesor i Kuvendit të Prevezës (janar 1879), i cili arriti ta pengonte lëshimin e Çamërisë në favor të Greqisë. Në pranverën e vitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes që vizitoi kryeqytetet e fuqive të mëdha për të mbrojtur nga afër tërësinë territoriale dhe të drejtat për autonomi të Shqipërisë. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme, që u formua në Prizren në fillim të vitit 1881.

Lexo edhe :  Deti përpiu krenarinë italiane, “Andrea Doria” fundoset në ujërat amerikane

Pas shtypjes së Lidhjes në vitin 1881, dënohet me vdekje nga gjykata osmane; dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm; qëndroi në burg 3 vjet dhe në internim 20 muaj; për arsye shëndetësore u lirua me kusht që të hiqte dorë nga veprimtaria politike.

Edhe pse i sëmurë dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarinë patriotike derisa vdiq në Stamboll, më 23 tetor 1892.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV