Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Lezhë-Shkodër.

Nga informacionet paraprake mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Pa.Va/Fjala.al