Brataj: Maska është e nevojshme, por ja cili lloj nuk duhet përdorur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u ka bërë apel qytetarëve ditën e sotme të përdorin maskën sepse ajo është shumë e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në një intervistë për Report Tv, ai thotë se maskat me valvul nuk duhen përdorur . Sipas tij, maska filtron vetëm ajrin në hyrje dhe jo në dalje. Nëse një person është i infektuar, maska me valvul nuk e ndalon që të infektojë dikë tjetër.

“Ne kemi patur një ulje të vdekshmërisë. Maska nuk mund të bëjë dëm. Maskat më të mira mund t’i gjesh. Maskat me valvula nuk duhen përdorur. Ato janë bërë për ambientet me pluhura dhe janë për personel profesional. Ato janë për personel profesional. Unë jam mjek dhe punoj brenda në një repart me të infektuar me COVID dhe nuk kam se çfarë e infektoj atë. Maska me valvul më lejon që kur marr frymë, ajri kalon përmes filtrave, ndërsa kur nxjerr ajrin, valvula hapet dhe ajri nuk kalon përmes filtrave. Po ta kem jashtë maskën në një ambient të jashtëm, kur nxjerr ajrin, nëse jam i infektuar do ta nxjerr ashtu të infektuar pasi ajo nuk kalon tek filtrat. Maskat profesionale bëjnë filtrimin si në hyrje ashtu edhe në dalje”, tha Brataj.

Ai thotë se situata aktualisht nën kontroll, pasi pavarësisht nga rritja e të infektuarve, numri i viktimave është njësoj. Kjo tregon që njerëzit kanë gjetur mënyrën për të përballuar deri në njëfarë niveli, koronavirusin.

“Puna shkencore po vijon. Sot ne kemi numrat 3 fish të mars-prillit të të infektuarve por viktimat janë njësoj. Nuk është fakti i zhdukjes së këtij virusi por kontrolli i saj përmes terapive intensive. Dhe në vendet e tjera, numri i të vdekurve dhe atyre në gjendje të rëndë nuk është njësoj me numrin e të infektuarve. Nuk ka ende një terapi, antiviral anticovid. Janë antiviralët që janë përdorur nga të gjithë. Remdisivir u përdor në fillim tek Ebola në Afrikë. Remdesivir nuk tregoi ndonjë superioritet nga antiviralët e tjerë. Vaksina mendoj se do të jetë e gatshme në fillim të vitit tjetër”, thekson Brataj.

Lexo edhe :  Spahiu: Europa po mban 5 milion refugjatë ukrainas me një kosto 45 miliardë euro

Kujtojmë që ditën e premte në vendin tonë u shënua rekord me 4 viktima dhe 306 raste të reja.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll....

Bie Bitcoin! Gjendja e kriptomonedhave pëson ndryshime

Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut. Bitcoin ra në 113,500...

Lajme të tjera

Web TV