Deklarata e Ramës/ Reagon Tedi Blushi: Frymëzues i sulmeve kundër ekipit të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i është përgjigjur kryeministrit Rama, duke thënë se se ai është frymëzuesi i sulmeve kundër ekipit të FK Tirana.

Reagimi i Blushit erdhi përmes një statusi në Facebook, duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në lidhje me dhënien e nënshtetësisë ndaj futbollistit afrikan të FK Tirana.

“Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të FK Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”. Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.”, shkruan Blushi.

Ai thekson ndër të tjera, se ora e përballjes po afron duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit.

“Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! ORA E PËRBALLJES PO AFRON! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!”, u shpreh zëdhënësi i Metës.

Këto deklarata ai i bëri pas postimit të kryeministrit Rama pasditën e së premtes, kuky i fundit ironizon Presidentin Ilir Meta duke thënë se ai dhe Cobbina i kanë bërë gol me kokë drejtësisë.

Reagimi i Ramës erdhi pas lajmit se ai i kishte dhënë nënshtetësinë futbollistit Cobbina në një kohë që ai ishte marrë i pandehur nga Prokuroria

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkruajti Rama në Twitter.

Lexo edhe :  Këshilli i Ambasadorëve shpreh shqetësim për lajmin se Izraeli ka nisur operacionin

Më herët në media qarkulloi lajmi se Futbollisti i Tiranës Cobbina është marrë i pandehur nga Prokuroria në 24 dhjetor 2019 për falsifikim të lejes së banesës, ndërsa Presidenti Ilir Meta, e ka pajisur me nënshtetësi të veçantë dhe në shmangie të ligji, në datën 28 shtator 2020, me dekret me numër nr. 11747

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV