DW: Tirana mirëpret Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria miraton rezolutën për antisemitizimin të Aleances Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit dhe mirëpret Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit 2020.

Shqipëria iu bashkua 34 vendeve anëtare të Aleances Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, (IHRA) mes të cilave edhe Gjermania, duke miratuar rezolutën për përkufizimin e përdorshëm për antisemitizimin, të përcaktuar nga kjo Aleancë. Rezoluta mori votat unanime pro të deputetëve të pranishëm dhe asnjë votë kundër.

 “Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose jo hebrenj dhe/ose ndaj pronës se tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të komunitetit hebraik”, thekson rezoluta përkufizimin e përdorshëm të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.

Miratim me unanimitet

Ky përkufizim dënon përpjekjet për të mohuar Holokaustin dhe zbatuar standarde të dyfishta në qëndrimet ndaj Izraelit. Shqipëria u bë kështu vendi i dytë në rajon, pas Kosovës, që miraton përkufizimin përmes miratimit të rezolutës mbi antisemitizmin. Miratimi i saj me unanimitet nuk është i papritur. Ai është në vijim të qëndrimit unikal të shqiptarëve, që gjatë Luftës së Dytë Botërore, strehuan hebrenjtë, i mbrojtën, rrezikuan jetën e tyre por nuk dorëzuan asnjë hebre tek nazistët.

Në këtë kontekst është kuptimplot zhvillimi në Tiranë, më 28 tetor, i Forumit Ballkanik kundër AntisemitizmitBurime zyrtare bëjnë të ditur se në këtë forum do të jetë i ftuar dhe sekretari i shtetit në SHBA, Michael Pompeo, që përmes një video konference do të jetë folësi kryesor në këtë Forum.

“Qëllimi i Forumit është krijimi i një fronti të bashkuar në Ballkan për të punuar së bashku që antisemitizmi të zhduket nga ligjërimi dhe të mundësohet një shoqëri më e mire dhe më tolerante për brezat e ardhshëm” – theksohet në një njoftim të Parlamentit të Shqipërisë, organizator i Forumit në bashkëpunim me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit.

Lexo edhe :  Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

SHBA dhe BE përshëndesin miratimin e rezolutës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cilësoi miratimin  e rezolutës nga parlamenti në një deklarat zyrtare si “një akt që vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes dhe na kujton historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku.Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi.”

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, theksoi në median sociale se BE ”mirëpret rezolutën, që miraton përkufizimin IHRA të Antisemitizmit dhe është i vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit.. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të paraqesë një strategji gjithëpërfshirëse mbi antisemitizmin në vitin 2021.”

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Respekt”, Rama shpërndan foton e të riut duke shpëtuar një qen nga zjarri

Zjarret që kanë përfshirë edhe zona të banuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, sipërfaqe me bimësi...

Greqia e shkrumbuar pas zjarreve! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete

Zjarret e fuqishme kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha. Greqia është një vend i prekur nga vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë ishujt...

15 gusht 1940 – Nëndetsja italiane fundos kryqëzorin grek “Elli” në portin e Tinosit

Mëngjesin e 15 gushtit 1940, gjatë kremtimeve të Fjetjes së Shën Mërisë në ishullin e Tinosit, një nga festat më të rëndësishme fetare të...

Horoskopi ditor, 15 Gusht 2025

Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret...

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli me superlativa për trajnerin Daja...

Lajme të tjera

Web TV