Gjermania, vend kryesor për krimin e organizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mafia italiane ka qindra anëtarë në Gjermani që tërheqin vëmendjen në tregtinë ndërkombëtare të drogës dhe dhjetëra të akuzuar për akte kriminale.

Të pandehurit akuzohen për mbështetjen e grupeve të krimit të organizuar, evazion fiskal, pastrim parash, trafik kanabisi, mashtrim dhe shkelje të ligjeve të armëve të zjarrit.

De juro mund të dënohen maksimalisht deri në 15 vjet.

Por me “ushtrinë” e tyre prej dhjetëra avokatësh mbrojtës dhe mundësitë për lirim me kusht, dënimi de facto mund të shkojë deri në 6 ose 4 vjet.

Schraven, gazetar investigativ i DW thotë se sistemi gjerman i ndjekjes penale është thjesht një lojë për grupet mafioze.

Ata e dinë shumë mirë që rrezikojnë dënime, por në Gjermani dënimet janë të buta dhe qesharake. Për mafien nuk janë aspak pengesë dhe madje nuk shqetësohen prej tyre. Përse ta bëjnë përderisa vendi rrethohet nga koncepti i “rehabilitimit shoqëror?”

Gjithashtu Gjermania siguron një territor të rëndësishëm për krimin e organizuar italian për shkak të ekonomisë së fortë.

Vendi mund të përdoret si hapësirë e qetë për të jetuar, por është njëkohësisht një zonë operacionesh dhe investimesh.

Hetuesit gjithashtu pranojnë se ka shumë grupe që operojnë dhe që janë të panjohura për autoritetet.

Kjo është dyfish e vërtet kur vetë mafia moderne përpiqet të mos bie në sy dhe të mos kenë konflikte të përgjakshme mes grupeve, duke bashkëpunuar në pjesën më të madhe të rasteve.

Kjo strategji është e zakonshme mes grupeve me prejardhje gjeografike kufitare të afërt. Kjo u jep mundësi atyre të veprojnë më shpejt dhe më lehtë.

Pandemia paraqet mundësi investimi

Ndërsa koronavirusi siguron mundësinë për të vonuar procedimet në sallën e gjyqit në Dyseldorf, trafiku i kufizuar, transporti detar, transporti ajror, madje edhe mbyllja e kufijve dhe porteve mund të paraqesin sfida për operacionet kryesore të kontrabandistëve.

Lexo edhe :  Michael Douglas: "Qeveria amerikane po flirton me autokracinë"

Kjo do të thotë më shumë mundësi për ta për të investuar paratë në asete ligjore dhe biznese./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Çfarë po paralajmëron Trump? Disa deklarata duken si kërcënime

Donald Trump po rrit presionin ndaj vendeve partnere për të përshpejtuar arritjen e marrëveshjeve tregtare, ndërsa afati i pezullimit...

Trashëgimia kulturore në Gjirokastër, nën kërcënimin e zjarreve

Zjarret e verës përbëjnë një rrezik serioz për monumentet e kulturës dhe objektet e trashëgimisë kulturore në Gjirokastër. Krahas vëmendjes së shtuar për parandalimin e...

A e shkakton stresi vërtet kancerin?

Studimet sugjerojnë një korrelacion, por edhe kufizimet e këtyre hulumtimeve Ngjarjet e rënda jetësore, aksidentet, ndarjet dhe traumat serioze, shpesh ndodhin në vitet menjëherë para...

SHBA-BE, nis tensioni për tarifat! Europianët janë më të irrituar se kurrë

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për çështjen e tarifave doganore po përballen me pengesa serioze, për shkak të paqëndrueshmërisë në qëndrimet...

Deficiti tregtar në shënjestër/ Shtëpia e Bardhë fut në “luftë” negociatash 90 vende

Këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, ka deklaruar se negociatat për marrëveshje të reja tregtare janë duke ecur me sukses, në...

Lajme të tjera

Web TV