“Mos më prek, jam operuar”, policia shoqëron ish-deputetin Ndocaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident ka ndodhur paraditen e sotme në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fishtë të Lezhës.

Si pasojë raportohet se forcat e policisë kanë shoqëruar ish-deputetin Eduart Ndocaj, i cili njihet ndryshe si “kaubojsi”.

Mësohet se në momentin që gardistët kanë kërkuar që Ndocaj të dilte nga aktiviteti, ku nuk ishte i ftuar, ish-deputeti ka kërkuar që askush të mos e prekte, madje ka shtuar se gjithçka ishte një urdhër i kryeministrit Edi Rama.

Ju lutem jeni pa ftesë, duhet të largoheni, e dëgjuat dhe kryetarin e Bashkisë”, i kanë thënë efektivët.

Ka dhënë urdhër kryeministri që të mos jem në aktivitet. Mos më prekni me dorë se jam i operuar. Mos prekni, jam i operuar në stomak”, mësohet të jetë shprehur ai.

Ndocaj u shoqërua sot në polici. Ai kishte shkuar në aktivitetin e përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës në fshatin Fishtë, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.

Ndocajt i është kërkuar që të largohej, por nuk është bindur dhe për këtë arsye ka ndërhyrë Garda. Bashkë me ish-deputetin, janë larguar edhe gazetarët nga aktiviteti./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV