Nuk justifikoi 20 mijë dollarë, vettingu “djeg” zv. drejtorin e Gardës

Besim Shabani, zv. drejtor për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shtetërore shkarkohet nga Vettingu.

Gjatë seancës dëgjimore Shabanit i janë konstatuar probleme me pasurinë. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit kërkoi një dokument që Shabani të justifikoje pasurinë prej 20 mijë dollarë që sipas tij ia ka sjellë nga vëllai nga Amerika.

Këtë shumë ai e ka përdorur në blerjen e shtëpisë. Sipas KJV ai nuk ka arritur që të provojë ligjërisht ndihmën e të vëllait, nga ana tjetër nuk ka deklaruar disa përfitime në interesa bankare.

Subjekti ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarë, të cilat si ka treguar.

Ndërkaq KJV e ka nxjerrë të pastër në figurë dhe nga ana profesionale Besim Shabanin, zv drejtor për Sigurinë Fizike të PLSH-ve gjatë seancës së vettingut./Bl.Ba/Fjala.al