Presidenti Meta vlerëson Çesk Zadenë me titullin “Nder i Kombit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta dekoroi me titullin “Nder i Kombit” kompozitorin të njohur Çesk Zadeja në sallën e Arteve, që mban emrin e tij.

Motivacioni me të cilin u vlerësua, ishte “Për vlerat e çmuara si themelues i institucioneve muzikore artistike shqiptare, me vlerësim kompozitorit që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën tonë kombëtare, dekanit të përhershëm të shkollës shqiptare të kompozimit, si edhe artistit që lartësoi me muzikën veprën e tij artistike, pedagogjike edhe shkencore, në mbarë botën, traditën edhe emrin e Shqipërisë”.

“Për kontributin e jashtëzakonshëm, për muzikën tonë kombëtare, edhe për veprën e tij artistike, shkencore dhe pedagogjike kam nderin që t’i akordojë Çesk Zades “Nder i Kombit”, tha presidenti Ilir Meta.

 “Babai ka qenë një tip i heshtur, prandaj ndihem shumë i nderuar, që Presidenti i Republikës i akordoi këtë titull”, shprehet i biri i kompozitorit, Alban Zadeja.

Në këtë ceremoni-koncert të dekorimit të një prej formësuesëve të shumë institucioneve muzikore, si dhe drejtues i tyre, si Universiteti i Arteve apo Teatri i Operës dhe Baletit, u interpretuan dhe luajtën disa pjesë të kompozuara nga Zadeja, si “O ju male”, “Sonatë për violinë” apo “Skënderbeu”, në sallën e koncerteve në Universitetin e Arteve që mbanë mban emrin e tij.

Zadeja ka kompozuar simfoninë e parë shqiptare dhe muzikën e filmit “Skënderbeu”.

Ditët e fundit Presidenti Meta është komentuar nga mazhoranca për dhënien e dekoratave pas vdekjes së figurave të njohura. Kryeministri Rama para pak ditësh tha me ironi se Presidenti nuk lë rehat as të vdekurit e jo më të gjallët.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV