Rama: Gjergj Fishta, një nga përparimtarët më të mëdhenj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në ceremoninë e rindërtimit të shtëpisë së At Gjergj Fishta, deklaroi se poeti ishte një nga përparimtarët më të mëdhenj të kombit. Gjatë fjalës së tij në ditën e lindjes së poetit, kreu i qeverisë shqiptare tha se Fishta ishte një njeri i madh, por që hyri në gojët e shthurura.

Teksa vlerësoi zonën e Fishtës, kryeministri tha se ka dhe nga ata llafazanë e dembelë që pine kafe me lekët e prindërve.

Kam dëshirë që për hir të së vërtetës të falënderoj dikë. Që nuk është as zyrtar e studiues, por është një nga njerëzit më të bukur që kam njohur falë detyrës time, e kam fjalën për Altinin e Mrizit. Se dalloj dot nga maska se kush është. Por është frymëzim për ne, për të rindërtuar itinerarin e Fishtës, duke nisur nga ko shtëpi dhe duke vazhduar më tutje.

Jo për të nderuar kujtimin e një njeriu të madh që nuk ka nevojë për këtë që po bëjmë dhe do të bëjmë, por për të forcuar një identitet të kësaj zone që është një ndërthurje e habitshme e një natyre të veçantë. Nëse do të jemi të zotë, si disa emigrantë që janë kthyer dhe kanë investuar, dhe jo si llafazanët që ankohen, dhe duke konsumuar kafe dhe giga e duke pirë kafe me paratë e prindërve“, u shpreh Rama.

Më tej Kryeministri vijoi duke thënë se nëse jemi të zotë, kjo zonë do të jetë e begatë ku të gjithë do të duan që të vinë. “Dhe ata që janë nga kjo zonë, në mos jetofshin këtu për ditë, do të duan që të vendosin një pjesë të jetës së tyre në këtë zonë. Përpara se të vija këtu në fakt, rrugës shkrova një tekst të shkurtër për ditëlindjen e Fishtës, duke kujtuar faktin se vdekja e Naimit dhe ditëlindja e Fishtës, janë si të vendosura me dorë nga atësia dhe Zoti pranë njëra-tjetrës.

Në një rend kronologjik, si rend përbashkues i të dyve, që janë shumë të ngjashëm. Janë të ngjashëm në misticizëm, në shërbesën e tyre ndaj kombit dhe në vendosjen e shpirtit dhe të fjalës në dispozicion të arsenalit. Janë si dy krenat e shqiponjës për gjuhën tonë, njëri gegë e tjetri toskë. Dy përçues të gjuhës që iu referuan dy partiturave të ndryshme. Shtëpia e Fishtës, është një aspiratë për të shtuar gurët e kulturës, në një vend ku kjo nevojë është e jashtëzakonshme. Shqipëria nuk është as myslimane as e krishtere, por myslimane dhe e krishtere.”, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Breshëri’ dronësh drejt Kievit, Rusia nuk ndalet

Forcat ajrore të Kievit thonë se Rusia ka qëlluar 53 dronë drejt Ukrainës sot gjatë sulmeve gjatë ditës. Sipas mediave...

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në Forumin Strategjik...

Gjykata Federale ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kanë shkelur ligjin federal duke dërguar trupat e Gardës Kombëtare në mbrojtje të...

Merkatoja na dha një sinjal: Champions League ndahet mes Realit dhe Liverpool

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon. "Të kuqtë" kanë bërë një revolucion thuajse...

Kur do përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet...

Lajme të tjera

Web TV