75-vjetori i OKB/ Meta: Mirënjohje për mbështetjen e përkushtuar ndaj Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur 75-vjetorin e krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila përkon dhe me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të duke e falënderuar për mbështetjen ndaj vendit tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se OKB është gurthemeli i një bashkëpunimi mes shumë shteteve. Presidenti shkruan se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon.

“Në këtë jubile të rëndësishëm, të 75-vjetorit të themelimit të OKB, që përkon me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të, besojmë thellësisht se Kombet e Bashkuara, mbeten ende gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë.

Shqipëria ka përqafuar dhe ka zbatuar parimet e Kartës së OKB-së dhe ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë, sepse besojmë fort se multilateralizmi është thelbësor për trajtimin e sfidave globale.”, tha Meta.

Ai ka shprehur mirënjohjen për ndihmën e saj ndaj Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë si dhe të tërmetit tragjik të nëntorit të kaluar.

“Në këtë 75-vjetor të Organizatës sonë, shprehim mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që kemi marrë nga OKB, që provoi edhe në këtë vit fatkeqësish natyrore për vendin tonë, se ishte një partnere e vërtetë, veçanërisht me ndihmën e dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik dhe përballimit të COVID-19.

Duke uruar, në këtë përvjetor, një të ardhme sa më të ndritur për Organizatën tonë dhe të gjitha vendet e saj anëtare, do të dëshiroja të riafirmoja dhe një herë mbështetjen e përkushtuar të Shqipërisë për një rend të mirëbazuar në rregulla, të reformuar dhe ripërtërirë, me Organizatën e Kombeve e Bashkuara në qendër të tij.

Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare”, shkruan Meta në Facebook.

Lexo edhe :  Rama paralajmëroi konfiskimin e një pallati, IKMT zbarkon në Vlorë

Kujtojmë se 75-vjetori i krijimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara përkon dhe me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon Tase: Si u përgatit atentati ndaj tregtarit të naftës

Në kuadër të mega-procesit “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase ka dëshmuar këtë të martë për herë...

“Ferr” deri në fund të muajit korrik/ Të shtunën, temperaturat deri në 41 gradë

Meterologia Rezarta Xhakollari thotë se muaji korrik do të jetë i nxehtë, me temperatura tipike për stinën e verës. Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Xhakollari...

Kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhërin e Ramës, kryeministri: Atëhere ik ti nga puna

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, pas urdhërit të kryeministrit Rama. Sipas Report TV, për këtë...

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan vizitoi Greqinë, duke kaluar kohë në ishullin e Spetses dhe duke marrë pjesë në eventin e tij personal të...

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, humb jetën 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes...

Lajme të tjera

Web TV