Doli të hedhë plehrat, gruaja me koronavirus bëhet çështje në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua do hetohet pasi ka thyer ligjin e karantinës, në Mirafori të Italisë.

Ajo është denoncuar nga fqinjët e saj të cilët e panë duke lëvizur nëpër lagje, ndërkohë që duhet të qëndronte në karantinë pasi rezultonte me koronavirus.

Gjoba për shkeljen e karantinës është 400 euro, por pasi ajo rezultoj pozitive do të hetohet nga policia.

“Ata janë thjesht spiun”, tha gruaja 65 vjeçare, për policinë e komisariatit të Mirafiorit, “Unë jam pozitive, por jam asimptomatike unë mund të dal nga shtëpia për të hedhur mbeturinat”.

Interpretimi i saj i rregullave i lirë i kushtoi asaj një ankesë në polici për faj të fqinjve.

Autoritetet e shëndetësisë në Itali kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 19.143 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë italiane bëri me dije gjatë raportit ditor se janë kryer 182.032 tamponë. Ky është numri më i lartë i tamponëve të kryer ndonjëherë që nga shpërthimi i pandemisë.

Ndërkohë 91 pacientë nuk arritën ta fitojnë betejën me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në vend në 37.059.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 261,808, ndërsa numri i rasteve aktive është 186.002./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Irlanda dënon gjenocidin në Gaza ndërsa përfiton nga obligacionet e luftës së Izraelit

Qeveria ime i bën vetëm shërbim me fjalë Palestinës, por mbetet bashkëfajtore. Si shumë qytetarë irlandezë, unë refuzoj të...

1969 – Vdes Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit

Më 2 shtator 1969, në Hanoi, ndërroi jetë Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit, i cili u bë simbol i qëndresës kundër kolonializmit...

2 shtator 1998 – Katastrofa e Swissair Flight 111, vdesin 229 pasagjerë

Më 2 shtator 1998, ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha ajrore të linjës zvicerane Swissair: avioni Flight 111, një McDonnell Douglas MD-11, i...

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet me aparatin e tij. Ai...

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të Tanzanisë, shpalli fajtor dhe dënoi...

Lajme të tjera

Web TV