“El Classico” e bardhë/ Real Madrid rrëzon Barcelonën në “Camp Nou”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid ka fituar “El Classicon” ndaj Barcelonës në “Camp Nou” me rezultatin 1-3.

Sfida nisi vrrullshëm për madrilenët që në minutën e 5’ kaluan në avantazh me Federico Valverde. Barcelona nuk vonoi shumë dhe u kundërpërgjigj me ‘diamantin’ e saj Ansu Fati. Me një ndeshje shumë intensive, rezultati u mbyll 1-1 në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë foli më shumë për skuadrën e Zidane që e kërkoi më shpesh golin. Në minutën e 63’, “Los Blancos” kaluan në avantazh ku kapiteni Ramos mposhti Ter Stegen nga pika e bardhë e penalltisë.

Sfida u bë më interesante pas këtij goli ku Barcelona tentoi të reagonte, por pa sukses. Në minutën e 90’ Luka Modric shuajti ëndrrat e katalanasve për të barazuar duke shënuar edhe të tretin për madrilenët.

Kështu Real Madrid triumfon në “El Classicon” e parë për këtë sezon duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në kampionat.

 

Të fundit

KAS refuzon t’ia kalojë mandatin Lapajt, sekretari i SHB: Vendim politik

Me një postim në rrjetet sociale, sekretari i përgjithshëm i Partisë "Shqipëria Bëhet", Elton Laska, e ka quajtur të...

Favoritët për titull në Serie A, Allegri: “Napoli për Scudetto, pastaj vjen Interi”

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli në konferencë për shtyp për sezonin e ri të Serie A. Ai tha se favorit për skudeton është...

Rasti i parë në botë, një 38-vjeçar në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

Një burrë që vuante nga humbja e shikimit në Itali ka rifituar shikimin falë një terapie eksperimentale gjenetike, duke shënuar kështu rastin e parë...

Fjalët e para të Xhakës si lojtar i Sunderland: “Jam shumë krenar që jam këtu”

Granit Xhaka u prezantua te Sunderland dhe është i lumtur për këtë rikthim në Angli. Ndër të tjera mesfushori u shpreh që do ta...

Australia zgjeron ndalimin e mediave sociale për fëmijët edhe në YouTube

Australia njoftoi të mërkurën se do të përfshijë YouTube në ndalimin për përdoruesit nën 16 vjeç, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm që e kishte...

Lajme të tjera

Web TV