Gara për BKH, reagon Kim: Procesi i vështirë, për të gjetur më të mirët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas mbylljes se fazës së radhës të përzgjedhjes së kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Të premten përfundoi procesi i testit për aftësitë fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve ndërsa, ambasada amerikane, me anë të një postimi në mediat sociale uron kandidatët që ia dolën për në raundin e radhës.

Po ashtu, në postim theksohet se jo të gjithë ia dolën që ta kalonin këtë fazë “pasi procesi është i vështirë, por i nevojshëm për të gjetur më të mirët e Shqipërisë.”

“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin ambasadës amerikane.

Kujtojmë se Komisioni i Përzgjedhjes në datë 23 tetor mbylli procesin e Testit për Aftësitë Fizike dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Listën e 103 kandidatëve që u kualifikuan mund ta gjeni këtu: LISTA-E-KANDIDATEVE-TE-KUALIFIKUAR-TESTI-FIZIK-LINK-1.

Kandidatët e kualifikuar, më 26 tetor do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim në Pallatin e Kongreseve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV