Formula 1/ Lewis Hamilton, në kërkim të historisë, synon “parakalimin” e Schumacher

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siguron në Portugali nisjen, për herë të 97-të, nga vendi i parë në kërkim të fitores së 92-të. Ka siguruar nisjen nga vendi i parë të dielën, që është hera e 97-të në karrierë për të, teksa Lewis Hamilton po kërkon atë fitore të 92-të, që do t’i mundësonte të linte prapa legjendarin Michael Schumacher. Në provat zyrtare të garës së 12-të e këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, të zhvilluara të shtunën, ai ka fituar duelin e shpejtësisë në pistën e Portimaos me shokun e tij të skuadrës, Valter Bottas.

Piloti i “Mercedes”-it, Lewis Hamilton , do të niset nga vendi i parë të dielën në Çmimin e Madh të Portugalisë, që është gara e 12-të e këtij sezoni të Botërorit të Formulës 1, duke fituar kështu duelin e shpejtësisë në pistën e Portimaos me shokun e tij të skuadrës, Valter Bottas. Pas një shtyrjeje prej 30-minutëshe për shkak të një mbulese të dëmtuar të kanalizimeve të pistës, ngriti siparin më në fund edhe seanca e parë e provave zyrtare në Formula 1 në Kompleksin Ndërkombëtar të Algarves.

Në betejën e 10-shes së fundit, Bottas e ndali kronometrin në 1 minutë, 16 sekonda e 986 të mijtat, 47 të mijtat më i shpejtë se Hamilton. Por, në xhirot e dyta, “Mercedes”-i ndërroi gomat, duke zgjedhur ato të mesme, dhe Hamilton mori përkohësisht vendin e parë me 1 minutë, 16 sekonda e 934 të mijtat, 52 të mijtat më pak se Bottasi. Ky i fundit u kundërpërgjigj me një kohë të re prej 1 minutë, 16 sekonda e 754 të mijtat.

Por Hamilton u kundërpërgjigj me një tjetër xhiro të shpejtë, me kohën 1 minutë, 16 sekonda e 652 të mijtat, duke siguruar nisjen nga vendi i parë të dielën, që është hera e 97-të në karrierë për të, teksa po kërkon atë fitore të 92-të, që do t’i mundësonte të linte prapa legjendarin Michael Schumacher. Radhën e dytë të nisjes të dielën do ta plotësojnë “Red Bull”-i i Maks Verstapenit dhe “Ferrari” i Sharl Lëklerkut.

Lexo edhe :  Trajneri Inzaghi largohet nga Interi pas ofertës marramendëse!

Ndërsa në radhën e 3-të do të rreshtohen Serxhio Perez i “Racing Point” dhe Aleks Alboni i “Red Bull”-it. 10-shen e të parë e plotësojnë dy “MekLaren”-ët e Karlos Sainzit dhe Lando Norrisit, dhe Pjer Gasli me “AlphaTauri” dhe Daniel Riçiardo me “Renault”.

Të fundit

Mohamed Salah, “Futbollisti i Vitit”: Dua të vijoj të shkruaj histori…

Mohamed Salah është i vendosur të shkruajë histori te Liverpuli, pasi sulmuesi kryesor i kampionëve të Anglisë shtoi se...

PD ka një plan për Alimehmetin për të fituar mandatin në tavolinë

Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike...

‘Shesim lirë, sundojmë më shpejt’, bosi shqiptar i kokainës sfidon policinë britanike

Një bos shqiptar droge ka zbuluar arsyen pse beson se policia britanike nuk do t'i mposhtë kurrë bandat që kontrabandojnë kokainë në Mbretërinë e...

Tenton t’i ikte policisë me 25 kg kokainë, shqiptari përplaset me shtyllën dhe humb jetën

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Nettuno të Italisë pasi u përplas me një shtyllë telefonike gjatë një ndjekjeje policore. Ngjarja ndodhi...

Fillimi e një epoke të re, Real Madrid zyrtarizon Xabi Alonson në pankinë

Xabi Alonso është zyrtarisht trajner i Real Madridit. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi i bardhë përmes një postimi në rrjetet sociale...

Lajme të tjera

Web TV