Ka një koincidencë të habitshme me 10 personalitetet më të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar të cilët kanë lindur të gjithë në muajin tetor. Mes tyre shquajmë kryeministrin Sulejman Delvina i cili ka lindur më 5 tetor. Më tej kryeministri, presidenti dhe mbreti Ahmet Zogu ka lindur më 8 tetor. Kryeministri Bashkim Fino ka lindur më 12 tetor. Poeti dhe prozatori i jashtëzakonshëm, Migjeni ka lindur më 13 tetor. Shkrimtari dhe poeti i madh Dritëro Agolli ka lindur më 13 tetor. Vetë Sali Berisha ka lindur më 15 tetor. Themeluesi shtetit dhe kryeministri i parë i tij Ismail Qemali ka lindur më 16 tetor. Diktatori dhe kryeministri Enver Hoixha ka lindur më 16 tetor. Presidenti i 4-ët Ramiz Alia ka lindur më 18 tetor. Poeti kombëtar Gjergj Fishta ka lindur më 23 tetor. Por çfarë mendon Sali Berisha, presidenti i 5-të dhe kryeministri i 32-të i shtetit shqiptar, i lindur edhe ai në këtë muaj, për këtë koincidencë. Përgjigje tij gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” është epike. …..
-Sulejman Delvina më 5 tetor, Ahmet Zogu më 8 tetor, Bashkim Fino më 12 tetor, Migjeni më 13 tetor, Dritëroi AGolli më 13 tetor, Sali Berisha më 15 tetor, Ismail Qemali më 16, Enver Hoxha më 16, Ramiz Alia më 18 tetor, Gjergj Fishta më 23 tetor.
A ka ndonjë domethënie të veçantë ky përkim kaq i çuditshëm?
-Do kishte domethënie të jashtëzakonshme po të mos ishte Enver Hoxha. Ai është armiku dhe tradhtari më i egër në historinë e shqiptarëve. Kurse Ismail Qemali është babai i pavarësisë.
la.mi; ke.ba/Fjala.al