Berisha: Përse nuk besoj aspak te SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Berisha nuk beson aspak te SPAK. Kjo është një gjë që dihet dhe këtë ai e ka thënë disa herë. Por cilat janë arsyet. Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,” Berisha tha publikisht dosjet që sipas tij e bëjnë atë të mos ketë besim te struktura e posaçme anti-korrupsion.

-Si ka mundësi që ju gati e zhvlerësoni SPAK-un, kur SHBA e ka bekuar atë?

-Nuk më takon mua të komentoj deklaratat e Ambasadës Amerikane. Ajo çka mund të them unë për SPAK-un, deri më sot nuk di ndonjë shqiptar që mund të besojë te SPAK-u. Së pari, SPAK u ngrit në mënyrë jo kushtetuese.

Kushtetuta përcaktonte shumë qartë se cili është numri taksativ për tu quajtur i ngritur SPAK-u. Cilat janë kushtet dhe pse caktohet ky numër. Kushtetuta përcakton shumë qartë se KLP duhet të kryesohet nga magjistratë dhe jo kunat matrakë.

Unë do kisha dëshirë të madhe të duartrokisja, të garantoj. Por nuk mund të duartrokas sepse nuk mund të pranoj kurrë struktura që ngrihen në dhunim të Kushtetutës. Sepse ato nuk mund të funksionojnë. Sepse ato shkojnë drejt paralizës.


la.mi; ke.ba/Fjala.al

Të fundit

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Lajme të tjera

Web TV