Erdogan: Myslimanët në Evropë po trajtohen si hebrenjtë para Luftës së Dytë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Islamofobia në Evropë ka arritur në nivele të krahasueshme me trajtimin e hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore.

Kështu është shprehur ditën e hënë presidenti turk Erdogan, i cili theksoi ndër të tjera se myslimanët po përjetonin shpërngulje, inkuizicione dhe gjenocid.

Islamofobia po rritet në Perëndim, duke u shndërruar në një sulm të plotë ndaj Kuranit dhe profetit tonë dhe ndaj gjithçkaje që ne e konsiderojmë të shenjtë”, tha ai në një fjalim televiziv.

Erdogan përmendi ngjarjet e fundit si provë se myslimanët europianë ishin nën sulm të qëndrueshëm, duke përfshirë një sulm të policisë javën e kaluar në Xhaminë Kreuzberg Mevlana afër Berlinit ku ishin vendosur 150 oficerë.

Prokurorët në Gjermani thanë se dyshonin se buxheti prej 70,000 Euro si fond emergjence për koronavirusin, ishte keqpërdorur nga zyrtarë të xhamisë.

Erdogan gjithashtu ka bërë thirrje për të bojkotuar produktet franceze në Turqi, lëvizje e ngjashme me atë në Katar.

Unë i bëj thirrje kombit tim të mos i kushtojë vëmendje produkteve francize. Mos i blini ato”.

Erdogan në fundjavë sulmoi ashpër presidentin francez, duke vënë në dyshim shëndetin e tij mendor.

Pas kësaj deklarate, Franca ka tërhequr ambasadorin në Ankara, duke deklaruar se komentet e Erdogan ishin fyese./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Lajme të tjera

Web TV