Marash Kumbulla bën ‘sulmuesin’/ Goli i shqiptarit shpëton Romën ndaj Milanit (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani dhe Roma janë ndalur në barazim 3-3 në supersfidën e sotme në Serie A. Kjo sfidë nisi menjëherë me një gabim të Kumbullës në mbrojtje, i cili nuk u pozicionua mirë duke lejuar Ibrahimovic të shënontë për milanin që në minutën e 2’-të.

Një dalje e gabuar e Tatarusanu lejoi Romën të barazonte në minutën e 14’ me Edin Dzeko. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra ndërkohë që në të dytën Saelemaekers kaloi menjëherë në avantazh kuqezinjtë në minutën e 47’.

Roma barazaoi me Veretout me një 11-metërsh të dyshimtë ndërkohë që Milani u kthye sërish në avantazh me po të njëjtën mënyrë duke çuar shifrat në 3-2.

Por në minutën e 84’ kuqezinjve u ngriu buzëqeshja nga një kuqezi shqiptar. Marash Kumbulla realizoi për Romën pas një goditje këndi duke shtyrë topin në rrjetë e duke shlyer kështu gabimin e tij në fillim të sfidës.

https://www.youtube.com/watch?v=1BJH2zf-rys

Sfida u mbyll në barazim 3-3 ndërkohë që Kumbulla shënon golin e dytë për Romën brenda harkut kohor të 5 ditëve.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ellen DeGeneres largohet nga SHBA, “fajin” e ka Donald Trump

Gazetarja e njohur e televizionit amerikan, Ellen DeGeneres, ka konfirmuar se është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Pogba zbulon të preferuarin e tij për “Topin e Artë”

Paul Pogba, i cili së fundmi iu bashkua Monacos, zbuloi se do të dëshironte që Dembele të fitonte Topin e Artë 2025. “Unë e mbështes...

Gabimi i pafalshëm i Shabanit përballë Lapajt

Adriatik Lapaj po sillet si pronar, jo si kryetar. Kur një drejtues politik i një lëvizjeje qytetare nis të sillet si padron i votave, i...

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarreve

Ashtu siç ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu paralajmëroi, pasi vizitoi në spital tre zjarrfikës që po trajtohen me ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan në...

Turistët hollandezë u bllokuan në liqen me kanoe, babë e bijë nxirren në breg nga policia

Në zonën e Tushemishtit, në Pogradec, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me...

Lajme të tjera

Web TV