Ndahet nga jeta Ibrahim Daut Hoxha, një prej personaliteteve të shquar të popullsisë shqiptare të Çamërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ibrahim Daut Hoxha është ndarë sot nga jeta në moshën 97-vjeçare. Historiani, folkloristi, publicisti dhe patrioti e burri i madh i Çamërisë. Ibrahim Daut Hoxha është një prej personaliteteve të shquar të popullsisë shqiptare të Çamërisë, që me me botimet e tij, për krahinën e ÇAMËRISË ka arritur të evidentojë masakrat dhe genocidin mbi shqiptarët e ÇAMËRISË nga shovinistët grekë.

Ai lindi në në Konispol më 15 prill 1923. Ibrahim Daut Hoxha rrjedh nga një familje dhe një fis i shquar atdhetar i Çamërisë që ka luftuar vazhdimisht me pushkë e penë për të mbrojtur trojet shqiptare nga pushtuesit e huaj dhe sidomos nga synimet aneksuese të shovinistëve grekë.

Babai i tij, atdhetari Daut Hoxha, pas përpjekjeve e luftimeve shumë vjeçare me bandat andarte greke për mbrojtjen e të drejtave të popullsisë çame, u vra pabesisht prej një grupi banditësh më 15 qershor 1940 në tokën shqiptare.

Vrasja e tij, siç përmendet edhe në disa tekste të historisë së Luftës së Dytë Botërore, shërbeu edhe si pretekst për acarimin e marrëdhënieve midis Italisë e Greqisë si dhe për fillimin e luftës italo-greke.

Pas vrasjes së babait, familja e Ibrahimit u detyrua të ikte prej Konispolit e rrezikuar prej masakrave të bandave greke si shumë familje të tjera të Çamërisë dhe u vendos në Lushnjë.

Ibrahimi, i cili kishte mbaruar shkollën plotore të Konispolit (gjashtë-vjeçar), siç quhej arsimi i ulët në atë periudhë, u thirr në shërbimin ushtarak dhe, ende pa e përfunduar, u bashkua me çetën partizane “Çamëria”.

Mori pjesë në shumë luftime që organizuan forcat partizane dhe, menjëherë pas çlirimit të vendit, u vendos familjarisht në Tiranë, ku iu përkushtua arsimimit të tij.

Kreu shkollën unike, gjimnazin “Qemal Stafa” dhe më vonë vazhdoi një kurs dy-vjeçar për oficer. Pas përfundimit të kursit u caktua në armën e Artilerisë Kundër Ajrore.

Në vitin 1952 e përjashtuan nga partia dhe në vitin 1955 e larguan edhe nga ushtria për pikëpamjet e tij antikomuniste.

Më vonë vazhdoi Institutin Bujqësor në Kamëz, mirëpo e përjashtuan ende pa e përfunduar për shkak të bindjeve të tij.

Më 1959 u burgos me akuzën: “Ka propaganduar rrëzimin e qeverisë”.

Me shumë vështirësi, pas shumë e shumë përpjekjesh, në vitin 1964, mundi të diplomohej për histori-gjeografi në Universitetin e Tiranës, gjë që i dha mundësinë t’u përkushtohej studimeve shkencore mbi historinë shqiptare e veçanërisht atë të Çamërisë, mbledhjes së folklorit dhe publicistikës.

Në vitin 1966 është diplomuar nga Universiteti i Tiranës si mësues për shkollat e mesme në lëndën e historisë dhe gjeografisë.

Që prej vitit 1956 ka nisur hulumtimin e këngëve dhe valleve popullore, zakoneve, kujtimeve dhe tregimeve, duke shkuar kudo ku gjendeshin çamër. Prej 1960-s filloi kërkimin, kopjimin, fotografimin e arkivimin e gjithfarë dorëshkrimesh dhe dokumentesh duke krijuar një fond të pasur e mjaft te vlefshëm dokumentar. Në vitet 1965-1972 regjistroi në Institutin e Krijimtarisë Popullore dhe Radio Tirana këngët e para çame.

Lexo edhe :  Shqipëri-Serbi/ Masa të jashtëzakonshme sigurie, nga prezenca e antiterrorit te antidroni

Pavarësisht botimit, vepra e tij në shumë raste është censuruar nga diktatura si në vitin 1971, kur “Fabula dhe vjersha” nga 435 faqe përfundoi me 97 faqe në botim.

Edhe vepra tjetër “Këngë Popullore Çame”. Pasi shumë e shumë prej tyre i hodhën në kosh (edhe më shumë i vodhën për tjetërkënd) vendosën ta botonin. Mirëpo, kur ishte në prag të vënies në qarkullim, organet e asaj kohe, Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Propagandës pranë Komitetit Qendror urdhëruan asgjësimin e tij, sepse autorin e quajtën irredentist që kërkonte edhe Prevezën, të cilën “Partia nuk e ka rivendikuar ndonjë herë!”. Pas shumë e shumë përpjekjesh, më 1981, libri u lejua të qarkullonte, por vetëm me 150 faqe nga 530 të shkruara.

Në të gjitha vitet e jetës së tij, Ibrahimi ju përkushtua tërësisht kombit dhe vepra e tij është një thesar i çmuar.

Me studime shkencore mbi historinë shqiptare, mbi çështjen çame në veçanti, por edhe me publikimet mbi folklorin apo publicistikën, Ibrahim Daut hoxha I la pas brezave një seri veprash, të cilat janë jo vetëm pasqyrë e masakrave dhe genocidit, por janë trashëgimi e historisë, pasurisë, kulturës dhe origjinës së krahinës së Çamërisë.

Ndër veprat e tij përmendim:

Fabula dhe vjersha, Tiranë, 1973

Këngë popullore çame,

Nëpër udhën e penës shqiptare,

Bibliografi e Institutit të studimeve pedagogjike,

Jusufi e Zulejhâja,

Turqit dhe shqiptarët ,

Kështu luftuam ne,

Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922,

Hoxhë Hasan-Tahsin Efendiu.

Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek,

Daut Hoxha,

Çaparenjtë – Refo Çapari,

Enciklopedi Jugshqiptare

Bilbila dhe thëllëza çame

Shqipëri moj dritë ylli,

Vjershëtarë të hershëm çamër

Shtegtim nëpër Shqipërinë e Jugut “ Çamëria” vepra e tij e fundit botuar në Janar 2020

Bashkautor në veprat:

“Fjalori Enciklopedik Shqiptar”

Në “Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve”, Prizren, 2001

Në ‘‘Yje të Pashuar” I

Në “Ndizet Zemra nga Gëzimi”

Në “Këngët na Burojnë si Gurra”,

“Proza Popullore” VI. T., 1988, fq. 34-40 dhe 113-116.

Ibrahim Daut Hoxha ka lënë pas dorëshkrime dhe vepra që presin ende dritën e botimit.

Ai mban urdhrin e lartë nga Presidenti I republikës “Naim Frashëri I artë” si edhe disa tituj të tjerë si:

“Qytetar Nderi” nga Këshilli bashkiak i Konispolit (2002).

“Krenaria e Unionit” nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar (2007).

“Nder i Çamërisë” nga Shoqata Patriotike “Çamëria” (2010).

Me titullin “Aristidh Kola nga Shoqata “Bytyçi” (2012).

“Mirënjohje” nga Shoqata Patriotike “Çamëria” (2019).

Të qoftë dheu i lehtë!

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV