Nis riatdhesimi i grave dhe fëmijëve shqiptarë nga Siria -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët dhe gratë shqiptare të bllokuar në kampin “Al Hol” të Sirisë do të riatdhesohen në Shqipëri.

Lajmi e mirë e dhënë nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, sipas të cilës gjatë ditës së sotme janë nxjerrë nga kampi katër fëmijë dhe një grua me aftësi të kufizuara, të cilët do të trajtohen nga mjekët dhe më pas do të nisen drejt Shqipërisë.

“Nën udhëzimet e Khaled Hboubati, president i Gjysmëhënës së Kuqe Siriane po bëhet i mundur transferimi i fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi Al Hol në Hasekeh të Sirisë.

Ata janë shoqëruar fillimisht për në Damask dhe më pas do të bëhet transferimi për në Shqipëri“, shkruan Gjysmëhëna e Kuqe Siriane në Facebook.

Mësohet se një numër i madh grash dhe fëmijësh nga Shqipëria kishin ngecur në këtë kamp të kontrolluar nga forcat kurde prej disa vitesh. Bëhet fjalë për familjarë të luftëtarëve shqiptarë që kishin shkuar për të luftuar në krah të grupeve radikale kundër Presidentit Asad në Siri.

Një pjesë e tyre mbetën të vrarë duke lënë gratë dhe fëmijët vetëm, ndërsa të tjerë u shpërndanë pas marrjes së territorit nën kontroll nga forcat kurde.

Pasi morën zonën nën kontroll, kurdët i mblodhën gratë dhe fëmijët e xhihadistëve shqiptarë në kampin “Al Hol” me qëllim mbajtjen e tyre nën kontroll.

Nga i njëjti kamp i riatdhesua edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha, ngjarje e cila bëri bujë disa muaj më parë.

Një pjesë e mirë e vendeve i kishin tërhequr qytetarët e tyre nga kampi në fjalë, ndërsa shqiptarët mbetën aty deri ditën e sotme, ku një pjesë e tyre janë nisur për në Shqipëri.

Pritet që në ditët në vijim të bëhet edhe transferimi i të tjerëve.

Lexo edhe :  Raporti final për 11 majin: Pati dy probleme madhore

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV