Projektbuxheti i vitit 2021/ Denaj: Ka premisa që ekonomia të rimëkëmbet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka prezantuar të hënën projekt-buxhetin e vitit 2021 duke dhënë shpresa për një rimëkëmbje të ekonomisë.

Para Komisionit të ekonomisë, Denaj tha se ka premisa që ekonomia shqiptare të rimëkëmbet në 2021 pasi goditjeve nga tërmeti dhe pandemia në 2020.

“Gjithashtu  duke marrë në konsideratë që fondametet kryesore të ekonomisë nuk do të pësojnë ndonjë goditje problematike, presim që rritja për 2021 të rikthehet në nivelin e rreth +5.5% dhe më pas të konvergojë dhe stabilizohet afër nivelit + 4%  (nivel i cili ne vlerësojmë është dhe rritja potenciale e ekonomisë sonë për periudhën afatmesme në vijim). Rritja ekonomike përgjatë periudhës 2021-2023 pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet”, u shpreh Ministrja.

Referuar pritshmërive të 2021, Ministrja Denaj vlerësoi se ekzistojnë premisat e duhura për një rekuperim të rritjes ekonomike, që prej vitit të ardhshëm.

“Në vitin 2021, të ardhurat totale të buxhetit parashikohen të arrijnë 479 miliardë lekë, ose 10.6 %  më shumë se i pritshmi i vitit 2020. Shpenzimet Buxhetore për vitin e ardhshëm  janë programuar në nivelin e 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB, me rritje në terma nominalë me rreth 8 miliardë lekë krahasuar me Aktin Normativ të Buxhetit të vitit 2020.

Buxheti 2021 do të vijojnë të mbështesë sektorët prioritarë si: arsimi, shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, si dhe mbështetjen e plotë të procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat të marra së bashku garantojnë stimuj pozitivë për rritjen ekonomike të vendit në periudhën 2021-2023 e përtej duke gjeneruar njëkohësisht punësim të qëndrueshëm”, u shpreh Denaj.

Ndërkohë më herët, Banka Botërore është shprehur se për këtë vit ekonomia në Shqipëri do të bjerë 8.4% këtë vit.

Lexo edhe :  Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV