Shqipëria arrin marrëveshjen për sigurimin e vaksinës “Covax Facility”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka arritur marrëveshjen me Aleancën Gavi për sigurimin e vaksinës Covax Facility që lufton virusin Covid-19.

Ishin Komisionet parlamentare ato që aprovuan marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Aleancës Gavi. Nga buxheti i shtetit do të para-paguhen rreth 4 milionë dollarë për sigurimin e vaksinës edhe pse ajo akoma nuk është miratuar.

“Lëvizja duhet të jetë e shpejtë sepse në momentin e daljes se vaksinave do jene 2 miliardë. Ndërkohë ne jemi ne një botë me 7 miliardë banorë”, u shpreh zv. Minsitri i Shëndetësisë Albert Nikolla.

Në Shqipëri do të bëhet mbulimi i 20% i popullsisë nga ku do të përfitojnë vaksinim 1.1 milionë persona, përqindje kjo e përcaktuar nga Covax. Të parët përfitues janë personeli shëndetësor, personat me sëmundje bashkëshoqëruese si dhe edukatorët.

 “Për të ardhur në këtë ditë janë bërë disa mbledhje teknike. Është mbledhur komiteti i ekspertëve ku është dakordësuar për mbulimin e vaksinës Covax. Ndërkohë, 20% nuk është vendosur nga qeveria shqiptare, por kjo gjë është vendosur nga Covax. Kategoritë i kemi bazuar mbi grupet e riskuara. Punonjës shëndetësor, persona me sëmundje bashkëshoqëruese dhe edukatorët janë pjesë e 20%”, tha Drejtoresha e ISHP, Albana Fico.

Shefja e hetimit Epidemiologjik në QSUT Silva Bino u shpreh se vaksinimi do të kryhet dhe në ato persona që e kanë kaluar Covid-19.

“Fakti që e ke kaluar Covid-19 nuk përdoret si evidencë nëse duhet vaksinohesh apo jo pasi nga studimet ka rezultuar se imuniteti zgjat deri në 5 muaj”, u shpreh Bino.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria ka parashikuar 12 milionë dollarë për sigurimin e vaksinës. Deri më sot marrëveshjen me COVAX e kanë nënshkruar 90 vende kryesisht anëtare të BE-së.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Lajme të tjera

Web TV