Thojini lamtumirë celulitit me uthull molle dhe mjaltë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse të gjitha femrat kanë celulit. Shtatzënia, çrregullimet hormonale dhe luhatjet në peshë janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e celulitit dhe nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

Celuliti është një ind dhjamor që shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve. Ai njihet ndryshe si lëkura e portokallit dhe është një problem estetik që prek shumë femra. Trajtimet në qendra jo gjithmonë janë të efektshme, plus që kushtojnë shumë.

Më poshtë gjeni një trajtim shumë efektiv që zhduk gradualisht celulitin brenda pak muajsh:

Përbërësit: 4 lugë gjelle uthull molle, 1 gotë me ujë të vakët (200 ml), 2 lugë gjelle mjaltë dhe dy tufa me hithra.

Në një enë shtoni fillimisht mjaltin dhe punojeni me lugë derisa të vini re që po përpunohet pak, shtoni më pas uthullën e mollës dhe 2 lugë gjelle ujë. Përziejini vazhdimisht derisa masa të jetë bërë kompakte.

Merrni hithrat dhe grijini imët. Pasi të jenë bërë lëng bashkojeni me kremin e përftuar dhe fërkoni zonat ku keni më shumë celulit. Lëkura duhet të jetë e njomur paraprakisht me uthull molle.

Masazhoni celulitin me anë të një dorashke pakëz të ashpër ose një furçe dhëmbësh me fije të forta. Ky trajtim duhet përdorur dy javë pa ndërprerë derisa të vihen re rezultatet e para./Bl.Ba.Fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV