Emocione e lot/ Endri Dumani përqafon nënën e tij pas kthimit nga Siria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë vitesh pritje, Endi Dumani ka përqafuar nënën e tij pas kthimit nga Siria. Lot e përqafime pa fund, emocione që prekin zemrat e çdo shqiptari. “Endri, i bukuri mamit. Endri, rrushi mamit.

Puthe pak mamin, ta marr mami të keqen, oh zemra e mamit. I bukuri mamit. Shiko dajën. Oh sa i mirë që qenke bërë ti”, shprehet nëna mes lotësh.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama pohoi se do të kishte dashur që të sillte në Shqipëri edhe vajzën, Evën.

“Është pak më e kompiluar për vajzën. Shpresoj se shumë shpejt do ta sjellim dhe vajzën. Do takohemi bashkë më vonë dhe do ta shpjegoj.”, tha Rama.

Për të shtensionuar situatën kryeministri tregoi dhe një episod me humor sa i takon takimit të tij me 11-vjeçarin. Ai tha se Endri sapo e kishte parë, i kishte thënë Ramës se; “Sa qenke plakur”.

Kujtojmë se Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha së bashku me djalin e familjes Dumani, Endri Dumani janë shqiptarët që u nxorën nga kampi famëkeq “Al Hol”.

Ata u sollën me një avion, ku i  pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Nga i njëjti kamp u riatdhesua edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kushteve atmosferike të paqëndrueshme! Ja sa do të jenë temperaturat sot

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në...

Franca do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës

Franca njoftoi të martën se do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës duke filluar nga e premtja. “Ne do...

Spanja rrit lejen prindërore të paguar në 19 javë

Qeveria e majtë e Spanjës miratoi të martën një reformë për të zgjatur lejen prindërore të paguar nga 16 në 19 javë për prind,...

1629 – Tërmet në Napoli, katastrofa shkatërrimtare me 10 mijë të vdekur

Më 1629, një tërmet i fuqishëm goditi zonën e Napolit në Italinë jugore, duke shkaktuar vdekjen e afro 10.000 personave dhe duke lënë gjurmë...

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i forti në rajon në gati 73 vjet, goditi në orët e para të mëngjesit pranë Gadishullit...

Lajme të tjera

Web TV