Kodi Zgjedhor/Varhelyi- Ramës: Prit Venecian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që kryeministri Rama shprehet i vendosur për të votuar Kodin zgjedhor në Kuvend, komisioneri Varhelyi është shprehur sërish që ajo të bëhet pas opinionin të Komisionit të Venecias.

Varhelyi ka reaguar sërish për Kodin Zgjedhor, për të cilin Presidenti Meta ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.

“I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte maturi që të pritej opinioni para se të rivotiohej në Parlament”, shkruan Varhelyi.

Ai mbyll postimin e tij në Twttier, duke thënë që “Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”.

Presidenti Meta ktheu në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor me një dekret prej 81 faqesh të arsyetuar. Po ashtu ai kishte kërkuar dhe opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan nga Kuvendi më 5 tetor.

Oliver Varhelyi së bashku me aktorë të tjerë të BE njëzëri i bënë thirrje qeverisë, Kuvendit dhe Ramës që të presin Komisionin e Vencias, por kryeministri i Shqipërisë këmbëngul duke theksuar se ato do të kalojnë pa vonesë në votim.

Varhelyi tashmë për të dytën herë i bën thirrje Ramës të presë opinionin nga ‘Venecia’ dhe mos kalojë për votim në Kuvend dekretin e Metës.

Dje Kryeministri edhe një herë e pranoi se nuk do të të tërhiqet nga rrëzimi i dekretit të Presidentit, i cili sipas tij, Kreu i Shtetit është i angazhuar si një ekstremist kundër parlamentit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Qëndrimi për Gazën: Papa Françesku na dha udhëheqje morale në kohë amorale

Me shprehjen e tij të çiltër për fyerjet e Izraelit, Papa i ndjerë tregoi hipokrizinë e mediave dhe politikanëve Owen...

Ankohet PS: Emigrantëve nuk u ka mbërritur zarfi

Procesi i votimit nga jashtë vendit po shoqërohet me ankesa, pengesa logjistike dhe shkelje të hapura të ligjit zgjedhor. Ndërkohë që ende në disa...

Horoskopi i datës 25 prill 2025, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Njerëz tuaj të dashur do të kenë nevojë për ju sot. Tregojuni dashuri dhe butësi. Ambienti i punës duket shumë i tensionuar, bëni kujdes...

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në botë që ka krijuar vetë...

Lajme të tjera

Web TV