Pandemia/Republika Çeke vendos karantinën, situata jo e mirë

Republika e Çekisë vendosi orë policore nga 21:00 deri në 05:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 nëntor.

Dyqanet me pakicë që ende funksionojnë nën kufizimet aktuale duhet të mbyllen deri në orën 20:00.

Të dielave gjithçka duhet të jetë e mbyllur, me përjashtim të pikave të karburantit, farmacive ose dyqaneve në stacionet e trenit dhe pikat e tjera të udhëtimit.

Qeveria ka shtuar kufizimet tre herë në dy javët e fundit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.

la.mi/Fjala.al